Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga trafiku i drogës te përdhunimet, vipat shqiptarë me probleme me ligjin

2018/10/07 at 8:10 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga trafiku i drogës te përdhunimet, vipat shqiptarë me probleme me ligjin

Artistët shqiptarë krahas famës dhe arritjeve në art, kanë pasur problemet e tyre me ligjin dhe drejtësinë.


Më poshtë ju rendisim disa prej ngjarjeve më të bujshme dhe incidenteve ku janë përfshirë emrat e njohur të showbiz-it shqiptar.

Noizy

Më i fundit që ka pasur probleme me drejtësinë është reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy. Reperi i miliona klikimeve pas sherrit të ndodhur 2 vite më parë në Prishtinë me grupin rivalë në muzikë, Babastars është dënuar nga Gjykata e Prishtinës me dy mijë euro gjobë.

Kjo nuk është hera e parë që Noizy ka probleme me rendin, një vit më parë ai u shoqërua në polici për shkak të një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shihej duke qëlluar me armë. Vetë reperi sqaroi asokohe se shoqërimi ka ndodhur sa për të sqaruar videon. Sipas tij ishte video e vjetër e regjistruar kohë më parë dhe e shkëputur nga skenat e një videoklipi shkruan revista Bordo.

Stresi

Arkimed Lushaj është një tjetër reper që ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për problemet e tij me ligjin. Në vitin 2016 ndalimi i tij nga policia për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit bëri bujë edhe më të madhe për shkak të arratisjes së tij nga ambientet e rajonit të policisë së Tiranës.

Një ndër ngjarjet më të bujshme ka qenë edhe përplasja e reperit me regjisorin e njohur Leonard Bombaj. Në vitin 2012, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor Stresin dhe 4 miq të tij që akuzonin Bombajn për abuzim seksual me një aktore të re. Ata u dënuan për një gjobë 20 mijë euro që i kishin vendosur regjisorit në mënyrë që ky i fundit të shpëtonte nga akuzat për abuzim seksual me të miturën.

Stresi është arrestuar edhe herë të tjera nga ana e policisë. Në nëntor të vitit 2012, ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje, por edhe për kundërshtim të forcave të policisë.

Leonard Bombaj

Regjisori  shqiptar do të ishte në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave që u ngritën ndaj tij për abuzim seksual me një të mitur, aktore e “Sirea Film” Ajsi Xhaxhaj. Bombaj gjithmonë ka këmbëngulur se e gjitha ka qenë një sajesë nga ana e Xhaxhajt dhe se pafajësia e tij është e provuar ligjërisht, por kjo ngjarje e përballi Bombajn me drejtësinë shqiptare si dhe shkaktoi një fortunë të vërtetë mediatike.

Liljana Kondakçi

Këngëtarja e  e muzikës së lehtë Liliana Kondakçi u përball me drejtësinë italiane në verën e 2006-ës kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit, teksa transportonte 3.3 kilogramë kokainë në një pako.

Në mediat italiane, thuhet se përdorte emrin e koduar “mamaja” dhe “këngëtarja”, pasi kështu thirrej nga trafikantët, gjë e provuar dhe nga përgjimet e bandës.

Këngëtarja  dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti trafiku droge, të përbërë nga 20 anëtarë. Në atë kohë u lirua, pasi Kondakçi pretendonte se nuk e dinte çfarë kishte pakoja dhe ia kishin bërë dhuratë. Më vonë, drejtësia italiane e provoi se ajo ishte pjesë e grupit të trafikut, madje edhe me përgjime dhe e dënoi atë në mungesë me 2 vjet e 8 muaj burg.

Ndërkohë që u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, policia greke e arrestoi këngëtaren në Selanik, për ta ekstraduar më pas drejt Italisë. Këngëtarja  Liliana Kondakçi, për këtë ngjarje kreu dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg.

Viktor Zhusti

Një ndër aktorët më të shquar shqiptar, Viktor Zhusti në 5 janar të vitit 1998 ra në prangat e policisë greke pasi u kap me 11 kilogramë heroinë. Kjo përballje me drejtësinë greke i kushtoi aktorit 4 vjet heqje lirie. Për këtë ngjarje të rëndë, Zhusti është shprehur në një prej intervistave të dhëna “Vuajta mendjelehtësinë time”, – ndërsa tashmë e cilëson atë një kapitull i mbyllur.

Ledri Vula

Këngëtari  ka pasur probleme me drejtësinë për shkak të një sherri të ndodhur vite më parë me biznesmenin Krenar oçajn. Përplasja mes të dyve ka ndodhur në kohën kur Ledri ishte në një lidhje me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Ronela Hajati

Këngëtarja  Ronela Hajati është shoqëruar nga policia për shkak të një ngjarjeje të ndodhur në kryeqytet në 2015-ën. Shkak për këtë janë bërë skenat e realizuara për një videoklip të këngëtares imazhet e të cilit u publikuan në rrjetet sociale dhe shkaktuan panik e debate, pasi figurantët ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e ISIS-­it. Ajo u shpreh e habitur për pocedimin penal që nisi policia e Tiranës asokohe.

Besnik Qaka

Këngëtari i grupit nga Kosova “NRG Band”, Besnik Qaka është përballur me drejtësinë në vitin 2012 pasi ndaj tij u ngrit akuza për abuzim seksual me një të mitur. Besnik Qaka akuzohet se në fund të tetorit 2008, në Prishtinë ka abuzuar seksualisht me një gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Cozman

Këngëtari Ylber Abdullahu,i njohur në art si Cozman u ndalua nga policia e Tiranës në vitin 2015, pasi u kap me 20 gr hashash, të cilën e kishte fshehur në trup. Pas një kontrolli rutinë Cozman, i cili udhëtonte me mjetin tip është shoqëruar fillmisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për verifikim dokumentacioni pasi kishte mangësi dhe për xhamat e zinj, por pas kontrollit personal iu gjet në trup një sasi narkotike e dyshuar kannabis sativa në një sasi prej rreth 20 gramësh.

Etiketa: ligjproblemevipa


Ju sugjerojmë

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Një rrëfim për 70 vitet e jetës së saj/ Diva e kinemasë italiane Ornella Mutti: Tradhëtia me Adriano Çelenton ia vlejti
InstaBIZ

Një rrëfim për 70 vitet e jetës së saj/ Diva e kinemasë italiane Ornella Mutti: Tradhëtia me Adriano Çelenton ia vlejti

14 Prill, 2025 7:07 pm
Zbardhen dokumentat e Gjykatës/ Andrew Tate i drejtoi armën në fytyrën një gruaje: Jam shefi yt, do bësh si të them unë
InstaBIZ

Zbardhen dokumentat e Gjykatës/ Andrew Tate i drejtoi armën në fytyrën një gruaje: Jam shefi yt, do bësh si të them unë

10 Prill, 2025 3:49 pm
Nga yll kinemaje në qendër të hetimeve, aktori dhe prezantuesi i njohur britanik nën akuzë për përdhunim dhe ngacmim seksual
InstaBIZ

Nga yll kinemaje në qendër të hetimeve, aktori dhe prezantuesi i njohur britanik nën akuzë për përdhunim dhe ngacmim seksual

6 Prill, 2025 10:56 am
Jean-Claude Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me gra që ishin viktima të trafikimit
InstaBIZ

Jean-Claude Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me gra që ishin viktima të trafikimit

3 Prill, 2025 7:20 pm
Ben Affleck tregon arsyen e vërtetë pse u divorcua nga Jennifer Lopez
InstaBIZ

Ben Affleck tregon arsyen e vërtetë pse u divorcua nga Jennifer Lopez

26 Mars, 2025 4:34 pm
“Jemi të lumtur”, këngëtari prezanton për herë të parë 4 të dashurat
InstaBIZ

“Jemi të lumtur”, këngëtari prezanton për herë të parë 4 të dashurat

11 Mars, 2025 8:56 pm
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kërcënohen në mediat sociale, shtojnë truprojat
InstaBIZ

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kërcënohen në mediat sociale, shtojnë truprojat

11 Mars, 2025 5:17 pm
Para
Video/ Khabib flet për sulmin ndaj stafit të McGregor, më ofenduan fenë

Video/ Khabib flet për sulmin ndaj stafit të McGregor, më ofenduan fenë

Video/ Piktura 1.3 milionë dollarëshe, shkatërrohet nga prerësja e letrave

Video/ Piktura 1.3 milionë dollarëshe, shkatërrohet nga prerësja e letrave

Eneda Tarifa:Si e kam prezantuar unë “Portokallinë” nuk e prezanton askush

Eneda Tarifa:Si e kam prezantuar unë “Portokallinë” nuk e prezanton askush
















TE FUNDIT

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
13 Maj, 2025

Njësia bashkike e Kombinatit në kryeqytet ka përfunduar procesin e numërimit të votës për zgjedhjet parlamentare, ku ka triumfuar Partia...

Lexo më shumë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
13 Maj, 2025

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt përfundimit. Teksa kanë mbetur edhe 64 kuti pa u numëruar ka një...

Lexo më shumë

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
13 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit një pjesë e kandidatëve për deputetë ishin në pjesën e mbyllur të listave. Pra mjaftonte...

Lexo më shumë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
13 Maj, 2025

Pas urimit të kryeministres Giorgia Meloni për fitoren e mandatit të katërt të qeverisë Rama, nuk ka vonuar përgjigja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com