Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Tahiri tek Xhafa, e shtuna e mallkuar e Ministrave të Brendshëm

2018/10/27 at 6:16 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A

Rastësi apo strategji? Vështirë të thuhet. E po kaq e panevojshme të nxjerrësh teori konspirative. Megjithatë ka një përkim interesant të ditës në të cilën Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj njoftuan dorëheqjet.


E shtuna, ka rezultuar e pafat për të dy ish-Ministrat e Brendshëm të Edi Ramës, të cilët në fakt jetuan karriera mjaft të përfolura në krye të njërës prej ministrive më të rëndësishme në vend.

Në fillim Tahiri. I konsideruar krahu i djathtë i Edi Ramës dhe cilësuar prej tij si një prej ministrave të suksesshëm të kabinetit. Saimir Tahiri pati një largim aspak dinjitoz e të përfolur, shoqëruar me një histori përgjimesh e gjykatash, që vijojnë edhe sot.

Pasi opozita kishte hedhur akuza direkte për përfshirje të tij në marrëdhënie me organizata kriminale dhe pasi mediat ndërkombëtare kishin shkruar gjatë për Shqipërinë që “lulëzonte” nga plantacionet e kanabisit, të shtunën e 11 Marsit 2017, Saimir Tahiri vendosi të dorëhiqet. Ose u detyrua. Lajmi u konfirmua nga vetë Tahiri. Me pare ai kishte qenë  në zyrën e Edi Ramës. Ndërkohe në media kishte nisur të flitej mbi këtë fakt, pak para se informacioni të zyrtarizohej.

***

Mëngjesin e së shtunës së 27 Tetorit 2018, Edi Rama njoftoi përmes tuiterit pranimin e dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ashtu si Tahiri (të cilin e zëvendësoi pas largimit), edhe Xhafaj u përfol nga opozita. Ai u diskutua për lidhje me krimin përmes vëllait të tij Agron Xhafaj, që rezultonte ish-i dënuar nga gjykata italiane.

Në fakt opozita prej kohësh kishte kërkuar dorëheqjen e ministrit Xhafaj. Kjo edhe  për shkak të funksioneve të tij gjatë regjimit komunist. Por duket se dorëheqja e Xhafës vjen në një moment, kur askush nuk e priste.

Teksa kishte ndërmarrë një sërë aksionesh të zhurmshme dhe kishte arrestuar 34 persona brenda një nate, dorëheqja e Xhafës erdhi si “surprizë” të cilës ende nuk i dihet arsyeja, ndërsa duket se shumë shpejt Kryeministri i kishte gjetur edhe zëvendësuesin./ Opinion.al – Manjola Bregasi

Etiketa: doreheqjae shtuna e mallkuartahirixhafaj


Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator

28 Qershor, 2025 6:56 pm
“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”
Aktualitet

“Shqipëria destinacion për turistët e elitës, i bashkohet SHBA, Zvicrës e Tajlandës”

28 Qershor, 2025 5:31 pm
“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës
Aktualitet

“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni trend i 2025-ës

28 Qershor, 2025 4:43 pm
Turizmi, punët që mbarojnë me verën
Aktualitet

Turizmi, punët që mbarojnë me verën

28 Qershor, 2025 4:14 pm
Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona
Aktualitet

Tentoi të përplasë efektivët dhe…/Policia zbardh detaje nga ngjarja: S’ka të lënduar

28 Qershor, 2025 3:34 pm
Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët
Aktualitet

Murtaja e bagëtive, Bashkia e Shkodrës nis takime informuese me fermerët

28 Qershor, 2025 2:54 pm
Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri
Aktualitet

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

28 Qershor, 2025 2:21 pm
Para
Këngëtari rrëfen historinë e djalit 5-vjeçar që mundi kancerin

Këngëtari rrëfen historinë e djalit 5-vjeçar që mundi kancerin

Rama e mbrojti para shqiptarëve, Xhafaj i shkon në zyrë

Xhafaj reagon pas dorëheqjes, nuk jep arsye dhe sfidon opozitën

Ndryshimi i orës pranverore, ja çfarë duhet të bëni për të kapur ritmin

Nesër ndryshohet ora!
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com