SPAK ka lëshuar 21 masa sigurie, ndër to 18 “arrest me burg”. Sonte në studion e “Opinion”, gazetari Eni Ferhati lexoi emrat e secilit prej personave nën hetim, ku përfshihen një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar dhe dy gazetarë.
Bëhet fjalë për:
–Suel Çela, një prej emrave më të përfolur, që pati konflikt me ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit (nuk është ekzekutuar masa e arrestit në burg, dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë).
–Mario Çela (vëllai i Suel Çelës), është arrestuar para disa muajsh në Itali.
-Xhino Roka
-Klaus Matishi
-Sergei Hasanpapaj
-Bruno Azizolli
-Ledio Zabeli
-Marsel Roka
-Aldo Xhika
-Prek Kodra
-Fuat Vergjolli
-Metin Mehja
-Renato Hasani
-Artan Hoxha
-Elton Qyno
–Pajtime Fetahu (ish-gjyqtarja e Elbasanit, e cila aktualisht ka masën e arrestit në shtëpi pasi u ekspozua në dosjen e grupit kriminal Çopja)
-Dedan Gjoni (ish-oficer policie, i skeduar më herët në dy dosje)
-Marsel Shega, i njohur ndryshe si Bujar Shega (biznesmen)
-Hajdar Lala
-Blerina Beqiri (avokate)
Sipas Ferhatit, nga 18 masat e “arrestit me burg” janë ekzekutuar 10 prej tyre, brenda dhe jashtë vendit. Sa i takon dy gazetarëve, ai theksoi se nesër SPAK do komunikojë akuzat ndaj tyre, për Qynon ajo e “korrupsionit pasiv në sektorin privat e kryer më shumë se një herë” dhe për Hoxhën e “korrupsionit në kuadër të organizatës kriminale”.