Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit.
Ky lajm është bërë i ditur nga ambasadori i Azerbajxhanit në vendin tonë, Anar Huseynov përmes një postimi në rrjete sociale.
Marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, u nënshkrua më 1 mars 2024 në praninë e kryeministrit Edi Rama nga Besart Kadia, zëvendësministri i kohës për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Fariz Rzayev, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Azerbajxhanit.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të vizitës që Kryeministri Rama zhvilloi në Azerbajxhan në fillim të muajit mars të këtij viti, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë ku zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.