Aktualitet

Nga sharjet te shkëmbimi i zjarrit,rindërtohet skena e ngjarjes në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:06 - 22/04/21 |
Opi Nion

Ndërkohë që hetimet vijojnë, policia ka mundur të rindërtojë ngjarjen e ndodhur në Elbasan pas marrjes në pyetje të disa prej personave të pranishëm gjatë konfliktit.

Sikurse u bë me dije edhe dje, 20 minuta para se të ndodhte vrasja strukturat e PD në Elbasan kanë njoftuar policinë se një mjet pa targa po shpërndante para dhe po blente vota.

Me furgonat me logon e PD i është bllokuar rruga kësaj makine dhe palët kanë qenë në pritje të policisë. Sipas news 24, më pas drejtuesi i mjetit pa targa është sharë me fjalë banale me ish-punonjësin e policisë dhe situata precipitoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Dëshmitarët kanë parë Paplekajn të pozicionohet me një gju në tokë dhe të kryejë qitje.

Gjithçka ka ndodhur pak minuta pasi ka mbërritur policia dhe ngjarja u zhvillua në pak sekonda. Policja e plagosur Xhensila Sota ka qenë e pozicionuar në krah të rrugës së bashku me dy zëvendës drejtorët dhe dyshohet se është plagosur nga një plumb rikoshet. Arma e ish-policit Paplekaj është sekuestruar nga policia ndërsa pistoleta tjetër nga e cila dyshohet se është kryer qitje nuk është gjendur dhe nuk dihet nga kush është përdorur.

Mesditën e djeshme rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi përplasja me armë me prapavijë politike, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe u plagosën katër të tjerë, Xhensila Sota (efektive e policisë), Eltjon Bodinaku (dhëndrri i Xhuvanit), Emiljano Prenga dhe Pavlo Vuksani./Opinion.al

Pas