Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Sali o Hero, në Elvis o Hero, ku po shkon o shqiptarooo

2016/06/02 at 12:08 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Sali o Hero, në Elvis o Hero, ku po shkon o shqiptarooo

Nga Dritan Laci

Skena ishin prekëse. Gati në përmallim. Lajmi se Biri i Kavajës, Elvisi i tyre, nuk do të ishte më kryetar i kasahbasë së tyre, ishte për ta një tronditje e thellë. Gati e pamendueshme. Siç do të thoshin plakat, një damlla nga ato që vetëm Zoti i di, apo siç do të thoshte dikush më i lëçitur një amok i shoqëruar me drithma të forta tartakuti, që sakaq revanin e kishte ndalur aty në sheshin përballë Bashkisë, ku Biri i tyre, Biri i Kavajës, tashmë të harruar heroike me Partinë Demokratike, do të përcillte një tjetër Hero, Elvisin; heroin e vërtetë të kohëve moderne. Heroin e sa e sa bëmave, njeriun që s’ja bën syrin tërr të thotë: “Po, mo po, jam dënuar, vetëm se nuk e mbaj mend për ça jam dënuar”. Heroin që u ka shpëtuar sa e sa persekutimeve në emigracion nga drejtësia italiane, zvicerane, gjermane, katrane, shenjtane etc etc.

Heroin që të rreh sepse nuk njeh dashuri tjetër.

Dhe ja kështu për ta bërë sa më mallëngjyese skenën, na u desh edhe një dorë e ngrohtë nëne.

Një dorë që na mbin mbi krye, sa herë na e çokisin kokën.

Një dorë me regji skenike, nga ato që të këpusin telat e zemrës.

Sepse çdo bir i përvuajtur ka nevojë për një dorë nëne.

Ashtu si ajo e djeshmja ku sërish kishim një nënë, që avitej supeve të Heroit, ti prekte sadopak kokën pa qoshe të birit të saj.

Ta ledhatonte, si për të thënë se nuk të le nëna ty në duart e hasmit.

Një dorë që kërkonte të prekte atë kokë që kishte sjellë dritë në qytet.

Një dorë që kërkonte ti prekte flokët si për ti thënë se ti je biri ynë dhe i tillë do mbetesh.

Dhe turma gati sa nuk përpëlitej në ngashërim.

Ishte gati tja falnin të gjitha, edhe përdhunimin që e kishte harruar, edhe atë ndalimin nga policia gjermane që se mbante mend, edhe bëmat në Zvicër, e kështu me radhë se një Zot e di se ç’do të sjellë dita në vazhdim.

Dhe kështu mbrëmë në thirrjet O Elvis o Hero, gjithë Kavaja ty të do, Kavaja Heroike me Partinë Demokratike, kreu transfuzionin më të madh të një heroi në historinë e saj.

Një skenë gati kronikale. Nga ato që të kujtojnë hyrjen triumfale të shokut Mao në Pekin, shkuljen e flokëve kur shoku Kim Jong-un u mban leksione për barkun bosh koreano-veriorëve, vitet jetë që i falëm shokut Stalin në prag të vdekjes, radhën kilometrike të ngashërimave dhe gulçimave pa gjini dhe moshë për shokun Enver e kështu me radhë për të ardhur deri në ditët tona kur as drita, as bukë as ujë nuk duam vetëm shokun Fatos dhe shoku Ilir të mos ndahen, apo si ajo nëna socialiste nga Vlora që kishte muaj pa marrë ndihmë ekonomiken, por që edhe pa bukë ta linin Unitetin me Partinë dhe idealin nuk do i tradhëtonte.

Kështu edhe pasditen e djeshme kavajasit na njohën me një model të ri Heroi.

Heroin pa shkollë. Heroi që bën gangsterrin. Heroi që e kanë përndjekur nga ku e ku, për shkak të prapësive që ka shënuar në skedat e policisë në mbarë Evropën. Heroin që bën punë por edhe vjedh paksa. Por ç’rëndësi ka kjo, rëndësi ka që ta bëjë një punë. Por vetëm pa punë të mos rrijë. Qoftë kjo edhe duke i zhytur duart në M…

Dhe ku?!! Pikërisht në atë Kavajën që 25 më vite më parë u ngrit kundër diktaturës.

Kundër Mitit të një diktatori. Kundër një sistemi antivlerash.

Por që mbrëmë na ktheu 100 vite më pas në kohën kur këtë vend e gjezdiste Haxhi Qamili.

Dhe ashtu mbrëmë ata nderuan një Haxhi Qamil të ri. Një kaubojs modern. Por që në thelb ruan po të njëjtin anadollizëm si Haxhi Qamili i vjetër.

Ku të vetmet thirrjet që munguan ishin: “Dum babën, dum babën”, por që mbrëmë u zëvendësuan me: “O Elvis o hero, gjithë Kavaja ty të do”

Ku munguan shkuljet e flokëve, por ku nuk munguan puthjet përgjëruese të duarve dhe të këmbëve, si edhe betimi: “Kavaja ty nuk të lësho”

Çka na tregoi edhe njëherë se sa të lehtë e kemi si popull të ngrejmë Mite.

Ku Dekomunistizimi, Deheroizimi, Demistifikimi, duket se në atë dore nëne të përdorur abuzivisht, nuk na treguan asgjë tjetër veçse na bindën edhe njëherë se sa shumë ka ndryshuar heroi klasik nga heroi modern, dhe sa të vështirë e kemi të dallojmë sot Heroin nga AntiHeroi.

Ju sugjerojmë

Zgjerimi i BE për Ballkanin Perëndimor, Costa: Qëndrueshmëria e besimi, parimet kyçe
Aktualitet

Zgjerimi i BE për Ballkanin Perëndimor, Costa: Qëndrueshmëria e besimi, parimet kyçe

16 Maj, 2025 12:34 pm
Samiti i Tiranës nga mediat e huaja/AP: Salla pranë monumentit të Skënderbeut…
Aktualitet

Samiti i Tiranës nga mediat e huaja/AP: Salla pranë monumentit të Skënderbeut…

16 Maj, 2025 12:29 pm
Mbërrin i fundit i liderëve europianë/ Presidenti Macron përqafim me Ramën
Aktualitet

Mbërrin i fundit i liderëve europianë/ Presidenti Macron përqafim me Ramën

16 Maj, 2025 12:21 pm
Takimi me Ramën në Kryeministri/Rutte:Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

Takimi me Ramën në Kryeministri/Rutte:Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor

16 Maj, 2025 11:59 am
“S’kam shkuar në Gjadër por…”/Meloni në Tiranë:Armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë
Aktualitet

“S’kam shkuar në Gjadër por…”/Meloni në Tiranë:Armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë

16 Maj, 2025 11:47 am
Rama i ulet në gjunjë/ Kryeministrja Meloni: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë
Aktualitet

Rama i ulet në gjunjë/ Kryeministrja Meloni: E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë

16 Maj, 2025 11:37 am
Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!
Aktualitet

Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!

16 Maj, 2025 11:33 am
Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!
Aktualitet

Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!

16 Maj, 2025 11:26 am
“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…
Aktualitet

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…

16 Maj, 2025 11:21 am
Samiti/ Merz: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të BE
Aktualitet

Samiti/ Merz: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të BE

16 Maj, 2025 11:14 am
Para
Shihni jahtin e djalit të mbretit të Arabisë Saudite, viziton Sarandën

Shihni jahtin e djalit të mbretit të Arabisë Saudite, viziton Sarandën

Do të jenë bashkë Meta & Rama, në Dibër dhe Kavajë?

Do të jenë bashkë Meta & Rama, në Dibër dhe Kavajë?

“The Sun” zbulon rrjetin që trafikon shqiptarët në Britani

“The Sun” zbulon rrjetin që trafikon shqiptarët në Britani

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Zgjerimi i BE për Ballkanin Perëndimor, Costa: Qëndrueshmëria e besimi, parimet kyçe

Zgjerimi i BE për Ballkanin Perëndimor, Costa: Qëndrueshmëria e besimi, parimet kyçe
16 Maj, 2025

Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë në Tiranë, të enjten, se ekziston vrull i ri në procesin e...

Lexo më shumë

Samiti i Tiranës nga mediat e huaja/AP: Salla pranë monumentit të Skënderbeut…

Samiti i Tiranës nga mediat e huaja/AP: Salla pranë monumentit të Skënderbeut…
16 Maj, 2025

Samiti i Komunitetit Politik Europian i cili po zhvillohet ditëm e sotme në Tiranë është ndjekur me mjaft interes edhe...

Lexo më shumë

Mbërrin i fundit i liderëve europianë/ Presidenti Macron përqafim me Ramën

Mbërrin i fundit i liderëve europianë/ Presidenti Macron përqafim me Ramën
16 Maj, 2025

Presidenti francez Macron mbërriti pak më parë në Tiranë, ai është pritur nga kryeministri Edi Rama në Sheshin ‘Skënderbej’. Macron...

Lexo më shumë

Takimi me Ramën në Kryeministri/Rutte:Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor

Takimi me Ramën në Kryeministri/Rutte:Diskutuam për situatën në Ballkanin Perëndimor
16 Maj, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me kreun e vendit Edi Ramën,në Kryeministri. Përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com