Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit, tha mes të tjerash se opozita është mbështetja më e madhe e KÇK-së.
Kryedemokrati ka publikuar një video ku shfaqen disa prej emrave të PS, që janë subjekt i drejtësisë apo ligjit të Dekriminalizimit.
Mes tyre shfaqen, Elvis Rroshi, Mark Frroku, Saimir Tahiri, etj.
“Kur mashtron e gënjen gjithë kohën, harron kur ke thënë për herë të fundit të vërtetën! Kjo i ndodh Edi Ramës sa herë që flet! Ndiqeni vetë?”, shkruan Basha.