Aktualitet

Nga rindërtimi te punësimi i të rinjve, Basha: Na duhet ndihma e BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 18/03/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të enjtë një bisedë onlinë me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Administratën, Johannes Hahn.

Kryedemokrati e njohu komisionerin Hahn me planin e tij për përfundimin e procesit të rindërtimit dhe gjithashtu theksoi se dy nga prioritet më të rëndësishme të PD,  janë lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

“Së pari, dua të theksoj nevojën për të ecur përpara sa më shpejt që të mundemi me rikuperimin e dëmeve të tmerrshme që tërmeti shkaktoi në Shqipëri. Dhe në këtë drejtim, jam shumë mirënjohës për mënyrën se si keni vepruar në mobilizimin e vendeve anëtare dhe vënien e ndihmës së tyre në dispozicion të vendit tim. Ne jemi të vetëdijshëm se ashtu siç kanë theksuar raportet e fundit si të BE-së dhe SHBA-së, ekziston një shqetësim shumë i lartë në lidhje me korrupsionin. Dhe ne e kemi adresuar kete si çeshtje me rendesi jetike për zhvillimin e vendit. Një nga hapat e parë që po bëjmë është krijimi i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit e cila do të ketë pavarësi nga ekzekutivi dhe roli i së cilës do të jetë të trajtojë problemet e korrupsionit në të gjitha nivelet. Sundimi i ligjit, konkurrenca, lufta kundër korrupsionit janë përparësitë tona dhe përmes këtyre përparësive ne do të bëjmë të mundur që investitorët evropianë të kthehen në Shqipëri”, tha Basha.

Gjatë bisedës me Komisionerin Hahn, Basha u ndal dhe tek plani per zhvillimin ekonomik, duke e vënë theksin te trajnimi i të rinjve. Për këtë çështje kreu i opozitës tha se do ti duhet ndihmë nga fondet e BE-së për tu ofruar atyre mundësi të reja punësimi.

“Me programin tonë, ne jemi duke u përqëndruar te trajnimi profesional, si dhe te praktikat. Dhe këtu do të na duhet gjithashtu shumë ndihmë nga ju, nga BE, nga Komisioni i BE dhe gjithashtu nga fondet e BE në mënyrë që nga fondet IPA dhe fondet e tjera të mund të bashkohen dhe fondet tona, fondet e qeverisë shqiptare për të bërë të mundur që ne të kemi një hov cilësor. Sepse kriza aktuale siç e dimë të gjithë po bën që vendet e BE-së të rimendojnë zinxhirin e furnizimit. Dhe Ballkani Perëndimor duhet ta shohë këtë si një mundësi të artë”, tha Basha.

Ndërsa komisioneri Hahn tha se një praktikë e tillë ka bërë që në vendet që aplikohet shkalla e papunesise e të rinjve të ulet shumë.

“Në fokusin tuaj në trajnimin e dyfishtë profesional, është diçka që mund ta mbështes plotësisht me gjithë përvojën që kam nga vendi im , por edhe Gjermania, Zvicra, Austria ku kemi shumë përvojë me këto skema të formimit profesional të dyfishtë për shumë vite. Kjo është arsyeja pse në shumë vende shkalla e papunësisë së të rinjve është mjaft e ulët, sepse të rinjtë kanë mundësi të punojnë edhe  gjatë arsimimit të tyre”, tha komisioneri Johannes Hahn./Opinion.al

 

Pas