Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se pjesë e diskutimit do të jenë tema si qeverisja, ligji, korrupsioni, por edhe një nismë e re kombëtare për Shqipërinë e vitit 2030.
Gjithashtu Rama njofton se do të ketë një adresim për Grupin Parlamentar të socialistëve dhe Kabinetin Qeveritar.
“NESËR 10:00 Live TV:
PARTIA SOCIALISTE
QeverisjaLigjiKorrupsionidhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030
Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, shkroi Rama.