Ish-boksieri i Vllaznisë, Asmer Bilali ka kërkuar që të jetë i pranishëm në varrimin e babait dhe xhaxhait të tij, që mbetën të vdekur pas atentatit të ditës së djeshme në Shkodër. Aktualisht Asmer Bilali ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë. Ai është arrestuar para disa muajsh, si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.
Ceremonia mortore e vëllezërve Astrit e Brahim Bilali pritet të zhvillohet në orën 15:00 të ditës së sotme në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë nuk ka një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nëse do ta lejojë Asmer Bilanin të udhëtojë drejt Shkodrës./Opinion.al