Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga punë aktive në pension, Nora Malaj: Legjislacioni shqiptar duhet të ndryshojë

2025/05/20 at 11:52 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga punë aktive në pension, Nora Malaj: Legjislacioni shqiptar duhet të ndryshojë

Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan propozoi ndryshime konkrete në legjislacionin shqiptar për të lejuar integrimin aktiv të pensionistëve në jetën sociale dhe arsimore të vendit.  Malaj theksoi rëndësinë që figura me përvojë dhe autoritet moral të mbeten të angazhuar në shërbim të komunitetit, pavarësisht daljes në pension.


Sipas saj, aktualisht vendi jonë përballet me krizë në fushën e arsimit, veçanërisht për mësues pas shkolle. Në këtë kuadër, Malaj propozon një model ku pensionistët me përvojë në arsim të angazhohen për disa orë në ditë, jo me orar të plotë dhe të shpërblehen për kontributin e tyre.

“Njeriu në punët drejtuese duhet të jetë menaxher dhe vizionar. Unë kam në stafin akademik në fakultetin ku punoj, aty kemi profesor Përparim Kavon, që është një personalitet, profesor Paskal Milon që është po ashtu një personalitet… këta janë njerëz pa moshë. Me këtë i riu, jo vetëm që rri, por rri me gojë hapur dhe merr atë që quhet farë e vlerës së njeriut. Për këtë arsye unë mendoj që legjislacioni shqiptar duhet të ndryshojë dhe si mund të ndryshojë. Ne kemi një problem shumë të madh me sigurimin shoqëror dhe me daljen në pension të njerëzve, duhen bërë disa rregullime fare të vogla. Për shembull ne kemi krizë për mësues ose kemi krizë për mësues pas shkolle, të gjithë prindërit vrapojnë sepse bëjnë nga disa punë dhe fëmijët kanë nevojë për përkujdese.

Kjo do të thotë që të marrësh një zonjë, e cila ka mbaruar sistemin e arsimit, ka dalë në pension, por është shumë e aftë, ka të gjitha aftësitë për të menaxhuar 3-4 fëmijë, të cilëve ajo mund t’u mësojë gjëra jashtë shkolle për t’ua bërë atraktive. Është një shoqëruese, por në aspektin pedagogjik. Është një metodiste e mirë, e mënyrës së si mund të sillet fëmija, si duhet të reagojë me prindin. Nëse politikat bëhen sociale, ne mund të rregullojmë aq bukur raportin saqë në fund të ditës, duhet të kuptojmë një gjë, që askush nuk do të ngelet këtu dhe askush nuk do të ngelet me pasuritë shumë të mëdha këtu. Edhe ata që do i trashëgojnë i kanë të dhuruara nuk i kanë të fituara, puna është që për aq kohë sa jemi në këtë vend, tokësorë, ta bëjmë punën tonë duke dhënë dinjitet. Nuk ka gjë më të rëndë se sa të shohësh prindër të shpërfytyruar në aspektin emocional, që nuk gëzojnë asgjë dhe që papritur gjenden në atë që quhet kurthi i pleqërisë. Është kurthi më i rëndë, i trishtë, i fundit të njeriut. Prandaj them që ka ardhur momenti ta shikojmë këtë gjë me dashamirësi dhe të bëjmë disa ndryshime ligjore.”

Malaj gjithashtu apelon që këto figura të shquara dhe me një kontribut të jashtë zakonshëm për shoqërinë tonë të mos përjashtohen nga tregu i punës, por të përfshihen në mënyrë të strukturuar dhe të taksohen në aspektin e sigurimeve shoqërore, në mënyrë që përfitimet të jenë reciproke: për shtetin, për individin dhe për shoqërinë.

“T’u japim shansin gjithë atyre pensionistëve që kanë dalë në pension, por që janë personalitete , që japin kontribute, le t’i lejojnë që të punojnë, të mos bëjnë punë 8 orë, por 4 orë dhe të jetë një pagesë që plotëson pensionet e tyre, por ndërkohë institucioni apo ndërmarrja përfitimin e ka të jashtëzakonshëm. Ndërkohë le të taksohen edhe në kuptimin e sigurimeve shoqërore, që ata nuk i përfitojnë më, por le t’i marrë shteti. Kjo do ishte një kontribut i jashtëzakonshëm dhe do e bënte qeverinë më pak agresive, më pak bulliste, më pak gjuhë seksiste dhe dhunuese dhe më shumë pa e pasur frikë moshimin.”/tvklan.al

 

 



Ju sugjerojmë

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave
Bota

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave

22 Tetor, 2025 5:08 pm
SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë
Bota

Orban: Hungaria vijon përgatitjet për takimin Trump-Putin

22 Tetor, 2025 4:44 pm
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

22 Tetor, 2025 4:33 pm
I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

22 Tetor, 2025 3:40 pm
Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë
Bota

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

22 Tetor, 2025 3:26 pm
OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
Bota

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

22 Tetor, 2025 2:29 pm
Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
Bota

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

22 Tetor, 2025 1:24 pm
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

22 Tetor, 2025 12:50 pm
Para
Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

“Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im”/Veliaj nga qelia: Ndalimi i padrejtë vazhdon…

Thirrje nga mitingu në Nish/ Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi: Shkoni dhe mposhtini!

Thirrje nga mitingu në Nish/ Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi: Shkoni dhe mposhtini!

Nis më 25 maj nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe ‘25”

Nis më 25 maj nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe ‘25”
















TE FUNDIT

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
22 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu britanik, Sir Keir Starmer në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, që...

Lexo më shumë

Rekord negativ historik për Serinë A

Rekord negativ historik për Serinë A
22 Tetor, 2025

Seria A ka shënuar një rekord negativ në javën e 7 të saj. Në 10 ndeshjet e kësaj jave u...

Lexo më shumë

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave
22 Tetor, 2025

Qeveria e Giorgia Melonit, gjatë prezantimit të masave të buxhetit të ri të shtetit, njoftoi një rritje të taksimit të...

Lexo më shumë

Orban: Hungaria vijon përgatitjet për takimin Trump-Putin

SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë
22 Tetor, 2025

Planet për një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në Hungari, duket se dështuan dje. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com