Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga pa shtëpi në pronar i 23 apartamenteve, si u pasurua prokurori Ndoja

2019/11/07 at 5:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arjan Ndoj flet pas atentatit: Mediat kanë trilluar shumë histori për mua

Në deklaratën e pasurisë në vitin 2003, rezulton se prokurori Arian Ndoja nuk ka banesë ndërsa në deklarimin e vitit 2016 ai ka në pronësi 23 apartamente, dy lokale, disa makina, bodrume dhe garazhde.

Prokurori që u përfshi në atentatin e pak ditëve më parë në mbikalimin e Shkozetit rezulton si pronar i vetëm një makine benz tip ‘190’ me vlerë 200 mijë lekë në vitin 2003 dhe ka deklaruar gjithashtu pagën e tij si prokuror dhe të bashkëshortes si juriste. Të dyja pagat neto nuk e kalojnë vlerën e 100 mijë lekëve (89,500 në muaj).

Në vit më vonë Ndoja largohet nga detyra si prokuror dhe deklaron 500 mijë lekë të ardhura si prokuror dhe 28 mijë euro të ardhura si avokat.

Në vitin 2008 ai kthehet në detyrën e prokurorit por këtu ndodh edhe ndryshimi i parë i madh i pasurisë së tij. Ai deklaron dy lokale në vlerat 114 600 euro dhe 159 520 euro, dy apartamente 117 m2 dhe 92 m2 në vlerat 65 mijë euro dhe 2 000 000 lekë si dhe dy makina, njëra me vlerë 34 mijë euro. Megjithatë prokurori nuk ka dhënë informacion për burimin e këtyre të ardhurave që përllogariten rreth 48 milionë lekë të krijuara brenda 4 viteve. E vetmja pagë që ai ka deklaruar është ajo nga universiteti Kristal, 750 mijë lekë në vit.

Në vitin 2013, bashkëshortes së Arian Ndojës, Elderina Frrok Ndoja, i dhurojnë 6 prona në Durrës me sipërfaqe gjithsej 196 211 metra katrorë. Ajo kishte përfaqësuar një shtetas për të përftuar një sipërfaqe 45 mijë m2 në  Gjirin e Lalëzit. Kjo ishte sipërfaqja ku biznesmeni libanez Faadi Mitri do të investonte miliona euro por që u tërhoq pas një sulmi ku u rrah barbarisht. Pasi kjo pronë u përftua nga shtetasi Pal Selçuni, 74 vjeçar, iu shit familjes Muharremi.

Një muaji më vonë Elderina Frrok Ndoja deklaron se i ka dhuruar një personi dy pronat e para që i kishin dhuruar asaj, pronën me sipërfaqe 79 434 metra katrorë dhe 112 277 metra katrorë.

Në vitin 2014, prokurori Ndoja deklaron 50 % të një trualli në Shëngjin me sipërfaqe 2008 m2 të përftuar me shkëmbim por pa deklaruar pasurinë të cilën ka shkëmbyer. Në këtë vit në deklarimin e tij ka një kontratë sipërmarrjeje e cila zbulohet vetëm dy vite më vonë.

Në vitin 2016 rezulton se në bazë të një kontrate sipërmarrjeje me kompaninë ‘Rafaelo 2002’, ku ka punuar më parë bashkëshortja e prokurorit Arian Ndoja ka përfituar në Shëngjin 21 apartamente dhe tre bodrume. Në deklarimin e këtij viti prokurori Ndoja rezulton si ka dhënë një hua 159 520 euro një shtetasi, 88 mijë euro një tjetër shtetasi 6 mijë dollarë cash, 10 149 808 lekë në llogari bankare, 1 199 440 lekë të ardhura nga paga e tij, 1 466 922 lekë nga paga e bashkëshortes dhe një automjet në emër të bashkëshortes me vlerë 1 milion e 400 mijë lekë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Pompeo-Fuqive të mëdha: Reagoni ndaj provokimeve bërthamore të Iranit

Pompeo-Fuqive të mëdha: Reagoni ndaj provokimeve bërthamore të Iranit

Policia jep detaje për zbardhjen e grabitjes së postës në Krujë

Policia jep detaje për zbardhjen e grabitjes së postës në Krujë

Basha i përgjigjet pyetjes se çfarë e bën ndryshe nga kryeministri aktual

Basha i përgjigjet pyetjes se çfarë e bën ndryshe nga kryeministri aktual

TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com