Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

2025/05/14 at 8:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë bashkë shumë liderë dhe krerë të Evropës, por jo vetëm.
Për këtë samit, Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen dhe sigurinë e tij.


Në emisionin “Rudina” në TV Klan, kreu i Policisë Rrugore, Altin Qato, tregoi për publikun rrugët dhe akset që do të bllokohen.
Zona dhe të gjitha rrugët që lidhen me qendrën, sheshi Skënderbej, bëjnë pjesë në perimetrin kryesor të sigurisë, ku do të ketë bllokim total për automjetet dhe këmbësorët nga ora 06:00 deri në orën 18:00.

Qato tha se disa masa po merren që sot, pasi disa delegacione mbërrijnë në Shqipëri dhe do të vazhdojnë deri më 17 maj, me largimin e delegacionit të fundit.

Altin Qato: Policia e Shtetit dje ka dalë në një komunikim për mediat, për të pasqyruar të gjitha masat që janë marrë për mbarëvajtjen e samitit, i cili zhvillohet më 16 maj. Masat fillojnë që sot, më 14 maj, dhe vazhdojnë deri në përfundim të samitit, pas datës 16, dhe disa masa do të jenë në fuqi edhe pas datës 17. Kjo ka të bëjë me numrin e lartë të delegacioneve që do të marrin pjesë në këtë samit, të cilat kanë filluar që sot të mbërrijnë në Tiranë dhe do të vazhdojnë deri më 17 maj, me largimin e delegacionit të fundit.
Masat për samitin janë në disa nivele. Masa kryesore lidhet me sigurimin e perimetrit ku do të zhvillohet aktiviteti. Aktiviteti zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, por në perimetrin e sigurisë përfshihet e gjithë Unaza e Vogël, duke filluar nga kryqëzimi i bulevardit “Zhan D’Ark” te kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri”, pastaj me rrugën “Ibrahim Rugova”, te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pastaj me “Rrugën e Kavajës”, “Rrugën e Durrësit”, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano”, në vazhdim rruga e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Rudina Magjistari: Të gjitha këto rrugë do të jenë të bllokuara për makinat apo edhe për këmbësorët?

Altin Qato: Ky është perimetri ku zhvillohet aktiviteti, pra perimetri i sigurisë më të lartë, që përfshin kufizim të plotë të mjeteve, por edhe të këmbësorëve. Aty kanë të drejtë të hyjnë vetëm personat që janë të akredituar për këtë aktivitet. Qytetarët nuk kanë të drejtë të aksesojnë këtë perimetër; pra, e gjithë zona që përfshihet në këtë perimetër është e paaksesueshme për këmbësorët dhe mjetet, nga ora 06:00 e datës 16 maj dhe deri në orën 18:00 të po asaj dite.

Rudina Magjistari: Ndërkohë, mesa kemi dëgjuar, masat fillojnë që prej ditës së mërkurë, pra sot në mbrëmje në orën 22:00–23:00. Për ta kuptuar pak më mirë, çfarë ndodh?

Altin Qato: Siç e përmenda edhe më parë, delegacionet kanë filluar të vijnë që sot, më 14 maj, dhe delegacionet e fundit largohen më 17 maj. Delegacionet e nivelit shumë të lartë, përveç pjesëmarrjes në samit, kanë edhe takime apo aktivitete të tjera gjatë këtyre ditëve. Masat e tjera kanë të bëjnë me bllokime dhe kufizime në akse të tjera rrugore ku kalojnë delegacionet./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
Kryesore

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

24 Tetor, 2025 12:27 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Nafta/ Kina dhe India tradhëtojnë Rusinë, Putin: Më mirë dialog se luftë

24 Tetor, 2025 11:13 am
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kronikë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

24 Tetor, 2025 10:32 am
Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

24 Tetor, 2025 9:25 am
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

24 Tetor, 2025 8:46 am
Kryesore

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025 8:01 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 24 tetor 2025

24 Tetor, 2025 7:59 am
“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Para
Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
















TE FUNDIT

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
24 Tetor, 2025

Partitë politike kanë miratuar variantin final të ngritjes dhe funksionimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Komisioni i Posaçëm do të...

Lexo më shumë

Nafta/ Kina dhe India tradhëtojnë Rusinë, Putin: Më mirë dialog se luftë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
24 Tetor, 2025

Çmimet globale të naftës u rritën me 5% pas sanksioneve që Presidenti amerikan Donald Trump vendosi kundër 2 gjigandëve të...

Lexo më shumë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
24 Tetor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me një video në rrjetet sociale duke denoncuar ndryshimet e fundit në...

Lexo më shumë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
24 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë, si pjesë e operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”, pas një bashkëpunimi mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com