Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga operacionet e dështuara për kapjen e Eskobarit, tek dorëzimi i tij

2019/01/15 at 4:04 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga operacionet e dështuara për kapjen e Eskobarit, tek dorëzimi i tij

 


Emri i Klement i Balilit, i cilësuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” u bë veçanërisht i njohur në opinionin publik në maj të vitit 2016, kur në drejtim të tij nga Greqia u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ish-drejtori i Transporteve në Sarandë, dyshohej se drejtonte një grup të trafikimit të drogërave të forta nga Shqipëria në vende të tjera të Europës, fakt ky i vënë në dukje pas një hetimi të shtetit grek dhe Dea-s amerikane.

 

Pas vendimit gjyqësor të datës 09.12.2016 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ‘’Për caktim mase sigurimi’’ per Klement Balilin i dyshuar për kryerje të veprave penale ‘’Trafik i Narkotikëve’’, ‘’Krijim i grupit të strukturuar kriminal’’ dhe “’Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, një sërë operacionesh u kryen nga Policia e Shtetit me qëllim kapjen dhe ndalimin e tij, por pa arritur të finalizohen me sukses.

Emri i Klement Balilit përfshiu gjithashtu edhe akuza për mbështetje nga njëri apo tjetri kah politik, ndërkohë që nga Ambasadori Amerikan Lu ishte cilësuar si një “peshk i madh” që duhej arrestuar.

Më 10 dhjetor të vitit 2016 rreth 200 forca policore kanë kryer kontrolle në banesa dhe ambiente ky dyshohej se mund të fshihej Balili, i akuzuar për trafik droge, krijim të grupit kriminal dhe vepra të tjera kriminale.

Ndërkohë, operacioni i parë i ndërmarrë për kapjen e Klement Balilit dështoi me dyshimet e dekonspirimit pak muaj pasi ai u shpall në kërkim. Uniformat blu kishin marrë informacion se një mbrëmje Balili do të kalonte me një automjet në Qafën e Gjashtës, në hyrje të qytetit të Sarandës. Për kapjen e tij, u nis nga Tirana një grup i forcave të posaçme operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke shmangur përfshirjen e policisë lokale. Megjithatë policia nuk  gjeti asnjë gjurmë të Balilit.

“Nuk ka pasur aftësi apo vullnet për ta arrestuar vetë Balilin”, deklaronte atëherë ish-ambasadori Donald Lu. Ambasadori amerikan deklaronte se Balili fshihej në Shqipëri, por asnjë operacion i policisë nuk çoi në arrestimin e tij.

Në janar të vitit 2017 Policia e Shtetit ndërmori një tjetër operacion kërkimi për arrestimin e Klement Balilit. Plot 10 banesa, mes tyre dhe ajo e Klement Balilit dhe tre hotele u kontrolluan ndërsa në polici u shoqëruan 11 shtetas  mes tyre dhe djali i tij, Jeton Balili. Megjithatë, vetë i dyshuari nuk shfaqej askund.

Në tetor të vitit 2018, një informacion i marrë në rrugë operative se Kelmend Balili ndodhej në Shkodër, vuri në lëvizje forcat speciale të cilat u nisën nga Tirana drejt qytetit të veriut. Rreth 30 trupa nga më të përzgjedhurit të mbështetur nga Policia e Shkodrës, kontrolluan disa lokale në qendër dhe një hotel luksoz. Por nga operacioni nuk pati asnjë rezultat.

Tentativa të tjera për lokalizimin e tij u bënë vazhdimisht, por sërish ish drejtori i transporteve në Sarandë, i hetuar nga DEA amerikane, nuk u gjet asnjëherë. Edhe gjatë bastisjeve të disa banesave ku dyshohej se fshihej, policia nuk gjeti asnjë gjurmë të tij.

Në nëntor të vitit 2017, policia dhe gjykata vendosën në sekuestro resortin “Santa Quaranta” në pronësi të familjes Balili. Policia kreu kontroll me shpresën se do të gjente aty edhe të shumkërkuarin, por pa arritur të identifikojë ndonjë gjurmë.

Në më shumë se 1 vit kërkime dhe operacione, Klement Balili arriti të shpëtojë nga 16 operacione policore për kapjen e tij, por krejt qetësisht, në një moment kur dukej se askush nuk e priste, ai u dorëzua paraditen e 15 Janarit 2015, nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës pranë policisë, pikërisht kur Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo kishte dorëzuar dosjen hetimore në gjykatë për të paktën 4 vepra penale, më të rëndat e të cilave “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijim e pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal”. / Opinion.al (E.M)

 

Etiketa: eskobariKlement Balilioperacionepolicia


Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

10 Tetor, 2025 10:15 pm
Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
Aktualitet

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

10 Tetor, 2025 6:59 pm
Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës
Kryesore

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

10 Tetor, 2025 3:46 pm
Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026

10 Tetor, 2025 3:44 pm
Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi

10 Tetor, 2025 2:32 pm
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta
Kryesore

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta

10 Tetor, 2025 1:09 pm
Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë

10 Tetor, 2025 12:35 pm
Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë
Aktualitet

Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë

10 Tetor, 2025 12:22 pm
Para
Pedagogët e Shkencave Sociale pro studentëve: Të hapet debat i gjerë

Pedagogët e Shkencave Sociale pro studentëve: Të hapet debat i gjerë

Berisha: Betejë e madhe për videot e orgjive në ‘Santa Quaranta’

Berisha: Betejë e madhe për videot e orgjive në 'Santa Quaranta'

Haradinaj: Hidhërimi i Listës Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Taksa ndaj Serbisë, Haradinaj pranon refuzimin e vizës nga SHBA-të
















TE FUNDIT

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
10 Tetor, 2025

PD ka miratuar emrat e kandidatëve për gjashtë bashkitë, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Opinion.al mëson se...

Lexo më shumë

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
10 Tetor, 2025

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë...

Lexo më shumë

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
10 Tetor, 2025

Henrikh Mkhitaryan flet pa filtra. Mesfushori zikaltër foli hapur për veten në biografinë e tij, “Jeta ime gjithmonë në qendër”,...

Lexo më shumë

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
10 Tetor, 2025

Dhoma e Avokatisë ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Gjykatën e Vlorës ditën e sotme, ku avokati Redi Llan dhunoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com