Duke filluar nga dita e nesërme do të udhëtojmë më shtrenjtë. Ashtu sikur Bashkia dhe Këshilli Bashkiak vendosën në ditën e parafundit të vitit 2015, nesër më 1 shkurt do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të transportit urban. Kështu bileta nga 30 lekë do të kushtojë 40 lekë.Aboneja mujore nga 1200 lekë do të kushtojë 1600 lekë. Aboneja e një linje nga 900 lekë që ishte do të kushtojë 1200 lekë. Ndërsa e vetmja që nuk do ndryshojë do të jetë aboneja për studentët që do të kushtojë 600 lekë. Ndërkohë që Shoqata e Transportit Urban Ndërqytetas, u ka kujtuar punonjësve të Policisë dhe atyre të Bashkisë, që duhet të paguajnë biletën dhe abonenë nëse duan të përfitojnë udhëtimin.