Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga nesër taksë 5 euro për çdo mjet që kalon në Rrugën e Kombit

2018/03/24 at 9:14 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga nesër taksë 5 euro për çdo mjet që kalon në Rrugën e Kombit

Nga dita e nesërme pritet që çdo automjet i cili do kalojë në Rrugën e Kombit të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.


Paralajmërimet për taksën rrugore në “Rrugën e Kombit”, që përbën projektin më të madh inxhinierik rrugor në historinë e Shqipërisë, janë komentuar në mënyra të ndryshme nga përfaqësues të institucioneve në Kosovë.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka bërë të ditur për Telegrafin se është i interesuar që sa më parë të definohen gjërat sa i përket autostradave, duke thënë se do të merren parasysh modelet me të mira për zhvillimin e këtij projekti.

Sipas tij, duhet të shikohet mundësia e koncesionimit të taksës rrugore me kushtin që mirëmbajtja e rrugëve të bëhet nga koncesionuesi.

“Sa i përket tarifës së pagesës për shfrytëzimin e autostradave, presim një raport matjeje për numrin e automjeteve që qarkullojnë dhe për kushtet tjera që duhet të plotësohen për të arritur një çmim, i cili do të jetë i arsyeshëm për qytetarët. Do të shikohet edhe mundësia e koncesionimit të taksës rrugore, kjo me kushtin që mirëmbajtja e rrugëve të bëhet nga koncesionuesi. Ne jemi të interesuar që sa ma parë t’i definojmë gjërat sa i përket autostradave, edhe për pagesat në rrugë, por edhe për funksionalizimin e vendeve të parapara për pushimore në brezin rrugor”, ka thënë Lekaj, duke shtuar se do të merren parasysh modelet me të mira për zhvillimin e këtij projekti.

Ndërsa, Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se një taksë e tillë për autostradën do të gjenerojë shumë më tepër efekte negative se sa pozitive.

Ai sqaroi se ekzistojnë barriera të mjaftueshme në mes të një populli të ndarë në dy shtete, dhe kjo do të jetë një barrierë shtesë që do të godasë më së shumti kosovarët.

“Bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të një populli të ndarë nuk është në nivelin e dëshiruar. Ekzistojnë barriera të ndryshme qoftë tarifore,  por edhe jo tarifore, të cilat e vështirësojnë avancimin e bashkëpunimit, prandaj fillimi i zbatimit të taksës rrugore do të jetë edhe një barrierë shtesë që do të godas më së shumti kosovarët pasi atë e vizitojnë Shqipërinë më së shumti gjatë vitit. Kjo taksë rrugore do të ndikojë edhe në shfrytëzimin e shërbimeve të Portit të Durrësit, e me siguri do të ndikojë në koston e shërbimeve dhe produkteve që do të godasë qytetarët me ngritjen e kostos. Prandaj, një taksë e tillë do të gjeneroj shumë më tepër efekte negative se sa pozitive”, theksoi për Gërxhaliu.

Ndërkaq, në bazë të analizave të ekspertëve, nëse autostrada realizon minimumin e trafikut për një aks të këtij niveli, 7 mijë makina në ditë, siguron një të ardhur vjetore rreth 13 milion euro, pa llogaritur tarifat e larta ndaj automjeteve të rënda.

Ndryshe, mësohet se taksa do të paguar në hyrje të tunelit të Kalimashit. Konkretisht, në bazë të kontratës për çdo auto-veturë taksa e hyrjes do të jetë 5 euro. Po ashtu dhe taksa e daljes 5 euro. Thënë ndryshe, për të përdorur Rrugën e Kombit çdo drejtues auto-veturë do të paguajë 10 euro. / Express

Etiketa: PAGESArruga e kombittaksa


Ju sugjerojmë

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte
Kryesore

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte

30 Tetor, 2025 8:43 am
“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…

30 Tetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

30 Tetor, 2025 8:34 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Tetor, 2025 8:33 am
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
-U tha në Opinion

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

29 Tetor, 2025 10:53 pm
Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
-U tha në Opinion

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

29 Tetor, 2025 10:44 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

29 Tetor, 2025 10:12 pm
Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize
Aktualitet

Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize

29 Tetor, 2025 10:04 pm
Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

29 Tetor, 2025 2:22 pm
Para
Video/Blendi Fevziu përlotet në emision nga surpriza e vajzës së madhe

Video/Blendi Fevziu përlotet në emision nga surpriza e vajzës së madhe

E zhdukur prej një muaji, aktorja shqiptare dyshohet të jetë vrarë. Nuk gjendet trupi

E zhdukur prej një muaji, aktorja shqiptare dyshohet të jetë vrarë. Nuk gjendet trupi

Imiton personazhet e njohur të Klanit, aktori i “Portokalli” tregon takimin e papritur me Arditin

Imiton personazhet e njohur të Klanit, aktori i "Portokalli" tregon takimin e papritur me Arditin
















TE FUNDIT

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte
30 Tetor, 2025

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të...

Lexo më shumë

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…
30 Tetor, 2025

Përfshirja e lumit të fundit të egër në Evropë, në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një moment historik...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
30 Tetor, 2025

Ditën e enjte Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
30 Tetor, 2025

Dashi Do ndiheni shume mire sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Mosmarrëveshjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com