Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në Facebook disa foto nga procesi i vaksinimit të Bicaj të Kukësit, ndërsa ka kujtuar se nga nesër nis java e vaksinimit të hapur për personat mbi 18 vjeç.
“Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm Covid19. Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend”, shkruan Manastirliu. Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në vendit është vërejtur një rritje e lehtë e infektimeve ditore, ndërsa bota tashmë përballet me rrezikshmërinë që vjen si pasojë e infektueshmërisë së lartë të variantit Delta./Opinion.al