Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga mjekësia tek puna, pesë ndryshimet afatagjata që po sjell Covid-19

2020/08/22 at 2:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
OBSH: Duhet ta marrim shumë seriozisht atë që po ndodh në Afrikë

A member of local hygiene services wears a protective suit and a face mask as he disinfects the street and market to stop the spread of coronavirus disease (COVID-19) in Dakar, Senegal March 22, 2020. REUTERS/Zohra Bensemra - RC29PF93ZT37

Covid-19 ka ndryshuar plotësisht jetët tona. Dhe ndërsa shumë njerëz shpresojnë që këto ndryshime të jenë të përkohshme, pandemia ka zbuluar edhe dobësitë e statuskuosë aktuale. Pas çdo krize të madhe, njerëzimi detyrohet t’i identifikojë ato dobësi, dhe të evoluojë në përputhje me rrethanat. Pandemia e 2020-ës, ka shumë të ngjarë të ndryshojë jetët tona për një kohë shumë të gjatë.


Dr.Vinayak Kumar & Ram Prasad Modalavalasa tregojnë për “ABC News” se cilat janë 5 ndryshimet më kryesore:

Në fushën e punësimit, do kemi më shumë automatizim

Pandemia ka ndihmuar në identifikimin e punëve që mund zëvendësohen me teknologjinë më të fundit, si një teknikë për të zbutur rrezikun e infeksionit nga Covid-19, dhe ruajtur njëkohësisht produktivitetin.

Një studim i kryer nga “McKinsey & Company”, tregoi se më shumë amerikanë presin t’i bëjnë blerjet e tyre në internet pas Covid-19, në krahasim me periudhën para parandemisë. Pra 30-49 përqind të njerëzve, presin të shtojnë blerjet e tyre përmes internetit. Sigurisht, kjo do të sjellë një ulje të orarit të kërkuar për punë të caktuara, siç janë arkëtarët e supermarketeve.

Sidoqoftë, me këtë problem vjen edhe një zgjidhje:rikualifikimi. Kompanitë nuk po punësojnë me ritmet e dikurshme, dhe niveli i papunësisë në SHBA ishte në korrik 10.2 për qind.

Kujdesi shëndetësor: Zgjerim i shërbimit të telemjekësisë

Kalimi nga karantina në jetën normale, ka shkaktuar një rritje të madhe të problemeve të shëndetit mendor, dhe kjo si pasojë e izolimit. Në krahasim me vitin 2019, nivelet e depresionit dhe ankthit janë 3-fishuar. Pacientët po kërkojnë mundësinë e ndjekjes së terapive përmes internetit.

Ndërkohë, ekzistojnë një numër kompanish si “Genova Telepsyiatry” dhe “BetterHelp”, që i ofrojnë këto shërbime. Këto të fundit, ka të ngjarë të njohin një përdorim më të madh në të ardhmen. Për shkak se marrëdhënia mjek/terapist-pacient është e rrënjosur në lidhjen personale, terapia e bazuar në realitetin virtual mund të jetë disi problematike.

Por telemjekësia vlen shumë më tepër, sesa vetëm në fushën e psikiatrisë. Meqë vizitat e mjekëve virtualë zvogëlojnë kohën e pritjes, zgjidhin problemin e transportit dhe shqetësimet e lëvizjes individuale, telemjekësia ka të ngjarë të përfshihet gjithnjë e më shumë në kujdesin e zakonshëm shëndetësor.

Udhëtimet: Masa paraprake më të rrepta

Pandemia u përhap kaq shpejt për shkak të shkallës së globalizmit dhe lehtësisë së udhëtimit. Ndërsa kufizimet e udhëtimit janë aktualisht të forta, me avionët që duhet të kenë kapacitete jo të plota, dhe kërkesat për mbajtjen e detyruar të maskës, ka të ngjarë të vendosen protokolle të caktuara parandaluese edhe për shumë kohë në të ardhmen.

Industria e linjave ajrore, ka humbur deri tani mbi 30 miliardë dollarë për shkak të pandemisë. Ndërsa masat paraprake si fluturimet me kapacitete të pjesshme, mund të jenë financiarisht të dëmshme nëse aplikohen për një kohë të gjatë, ndërhyrjet e tjera si inkurajimi i mbajtjes së maskës, është një masë paraprake e thjeshtë për të minimizuar përhapjen e lehtë të sëmundjes.

Dhe një raport i “McKinsey & Company”, vëren se hotelet do të zhvillojnë procedura më të hollësishme të sterilizimit, përfshirë pajisjet pa prekje, dhe kufizime më të rrepta për të shmangur mbipopullimin, ndryshime këto operacionale që ka gjasa të vazhdojnë edhe pasi pandemia të jetë zhdukur.

Arsimimi: Do të zgjerohet mësimdhënia virtuale

Sistemet arsimore, janë goditur veçanërisht shumë për shkak të pandemisë. Shkollat online që ndiqen nga shtëpia, janë duke u bërë gjithnjë e më të pranuara kohët e fundit. Kompani si “Khan Academy”, “Coursera & Byju’s” i kanë ndihmuar studentët të marrin një arsim cilësor virtual.

Edhe pse përdoret kryesisht si një suplement ndaj arsimin zyrtar personal, familjariteti i publikut me këto burime është rritur. Edhe pas pandemisë, ka të ngjarë që këto burime të arsimit virtual të vazhdojnë të përdoren, pasi kurrikulat virtuale me cilësi të lartë si këto mund të ndihmojnë në zhdukjen e dallimeve në cilësinë e arsimit shkollor publik, dhe t’i ndihmojnë studentët të arrijnë potencialin e tyre.

Personeli i kompanive: Shtim i opsioneve të punës nga shtëpia

Pandemia i detyroi individët dhe bizneset në mbarë botën, që të zhvendoseshin për të punuar në distancë, duke përdorur shumë shërbim si Zoom, Skype, Slack, Microsoft Office Suite dhe aplikacione G-Suite.

Duke vazhduar të lejojë punën nga shtëpia, një kompani mund të zvogëlojë kostot e infrastrukturës, duke marrë me qira hapësira më të vogla pune, duke i vendosur zyrat në shtete që kanë taksa më të ulëta, dhe koordinuar një forcë punëtore që operon në zona të ndryshme kohore, për të maksimizuar fluksin e përditshëm të punës.

Për më tepër, përfitimet e punës nga shtëpia janë joshëse, përfshirë rritjen e fleksibilitetit në orarin e punës, dhe tensionet e reduktuara me familjen. Këto tipare pozitive do të duhet të ofrohen në një mënyrë të ekuilibruar, për të shmangur problemet që lindin nga kultura e punës nga shtëpia, si vetmia dhe një ndjenjë e zvogëluar e kulturës së socializimit.

Etiketa: covidmjekesindryshimepune


Ju sugjerojmë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

14 Shtator, 2025 10:23 pm
Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
Aktualitet

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

14 Shtator, 2025 9:44 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Para
Aksident tek “Uji i Ftohtë” plagosen dy persona

E rëndë në Tiranë, 18-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

239 raste të reja me COVID-19, regjistrohen 7 viktima në Kosovë

Pandemia në Kosovë, 9 viktima dhe mbi 165 raste

E rëndë/ Foshnja 14 muajshe kafshohet në kokë nga qeni i familjes

Gjermania do të bëjë nxjerrjen shëtitje të qenve, të detyrueshme me ligj
















TE FUNDIT

Analiza e Politico: Frika më e madhe e Putin vjen nga brenda Rusisë

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
14 Shtator, 2025

Të paktën 19 dronë që Rusia dërgoi në hapësirën ajrore polake javën e kaluar në thelb “bartnin” mesazhin e Vladimir...

Lexo më shumë

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
14 Shtator, 2025

Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në...

Lexo më shumë

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
14 Shtator, 2025

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics ministren e parë në...

Lexo më shumë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
14 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com