Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

2025/06/12 at 10:07 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Sot, 12 qershor, bëhen 26 vjet nga dita kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë.


Mediat botërore, atëkohë, pasqyruan gëzimin e qytetarëve të Kosovës kur ata takonin për herë të parë ushtarët e misionit të KFOR-it. Disa vende që shihen në fotografitë e qershorit 1999 duken ngjashëm edhe sot, por shumica janë transformuar krejtësisht.

Kaçanik

12 qershor 1999: Në këtë fotografi të shkrepur më 12 qershor në qytetin e Kaçanikut në jug të Kosovës, shihen ushtarët britanikë, derisa me helikopterë zbresin mbi një urë për të siguruar atë për arritjen e trupave të tjera të NATO-s. Qindra trupa britanike, përfshirë ata elitarë Gurkha, të njëjtën ditë vazhduan rrugën drejt Prishtinës.

 

6 qershor 2024: Vendi ku është shkrepur kjo fotografi nuk ka ndryshuar shumë as 25 vjet pas. Aty vërehet zgjerimi i rrugës dhe anësoret mbi urë. Disa shtëpi dhe objekte tjera janë ndërtuar ndër vite, si dhe një rrugë është asfaltuar.

Prishtinë

13 qershor 1999: Një tank i rëndë i ushtrisë britanike i njohur me emërtimin “Challenger”, shihet në lagjen Veternik të Prishtinës, një ditë pas arritjes së trupave britanike në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Trupat e NATO-s nisën të marrin kontrollin e Prishtinës pas tërheqjes së trupave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë.

5 qershor 2024: Kjo rrugë ka ndryshuar krejtësisht. Përveçse është zgjeruar rruga, janë ndërtuar qindra objekte afariste dhe banimi. Megjithatë, rruga dhe lagjja janë lehtësisht të identifikueshme për shkak se disa objekte në sfond vazhdojnë të jenë ende aty.

 

Prishtinë

13 qershor 1999: Ushtarët britanikë derisa shikojnë një objekt banimi kolektiv duke u djegur në Prishtinë. Sipas përshkrimit të fotografisë nga Reuters, kjo fotografi është shkrepur pak kohë pasi trupat britanike ishin sulmuar me armë zjarri nga një pjesëtar i ushtrisë serbe.

 

5 qershor 2024: Përgjatë viteve shihet se në këtë lokacion është ndërtuar një objekt shkollor, si dhe janë vendosur rrethoja pas zgjerimit të rrugës. Shumë objekte të tjera për banim kolektiv janë ndërtuar në 15 vjetët e fundit.

Podujevë

 

18 qershor 1999: Forcat e KFOR-it arritën në Podujevë disa ditë më vonë se në qytetet tjera të Kosovës. Në këtë fotografi shihen fëmijët duke vrapuar pranë një tanku derisa përshëndesin ushtarët britanikë, të cilët sapo kishin arritur në qytet.

 

6 qershor 2024: Njëzetepesë vjet pas, në të njëjtin vend objekti komunal mbetet thuajse i njëjtë. Sheshi kryesor është zgjeruar dhe janë ndërtuar objekte të reja.

Prizren

 

15 qershor 1999: Një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kalon pranë një tanku gjerman më 15 qershor të vitit 1999. Trupat e UÇK-së marshuan në këtë qytet pas largimit të një konvoji të gjatë të civilëve dhe policëve serbë nga Prizreni.

 

6 qershor 2024: Njëzetepesë vjet pas kësaj dite, në të njëjtin vend shihet objekti i përfunduar i hotelit “Theranda”.

Rahovec

 

10 korrik 1999: Mijëra qytetarë kishin dalë këtë ditë në qendër të qytetit në Rahovec në ditën e katërt të protestës kundër një dislokimi të mundshëm të trupave paqeruajtëse ruse. Qytetarët shqiptarë të Rahovecit kishin protestuar për disa ditë duke thënë se paraushtarakët rusë kishin marrë pjesë në dhunën serbe kundër tyre.

 

6 qershor 2024: Përveçse është zvogëluar hapësira e sheshit, xhamia është rrënuar dhe ndërtuar një e re. Disa objekte që shihen para 25 vjetësh ende janë aty, vetëm se kanë pamje tjetër të jashtme.

Rahovec

 

10 korrik 1999: Në këtë fotografi të publikuar nga Reuters, shihen mijëra qytetarë shqiptarë të Rahovecit derisa protestojnë kundër mundësisë që për sigurinë e tyre të kujdesen trupat ruse që kishin hyrë në Kosovë pa një koordinim me NATO-n.

 

6 qershor 2024: Sheshi në të cilin u zhvillua protesta, sot ka një pamje krejtësisht tjetër. Një xhami e madhe dhe shumë objekte të reja.

Prizren

 

16 korrik 1999: Mjete ushtarake gjermane shihen duke patrulluar në rrugët e Prizrenit më 16 korrik të vitit 1999. Trupat gjermane ishin vendosur atëkohë në Prizren në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s.

 

5 qershor 2024: Kjo rrugë ka ndryshuar shumë pak. Xhamia mbetet e njëjta dhe shtëpitë përreth kanë pësuar pak ndryshime përgjatë 25 vjetëve. Disa biznese i kanë mbijetuar kohës dhe mbajnë emrin e njëjtë.

Prizren

 

14 qershor 1999: Një automjet i modifikuar serb me flamur të Jugosllavisë, shihet derisa largohet nga Prizreni nën mbikëqyrje të forcave paqeruajtëse të KFOR-it gjerman. Shumë qytetarë shihen duke vëzhguar nga afër tërheqjen e trupave serbe. KFOR-i kujdesej për të parandaluar tensionet eventuale dhe përplasjet ndëretnike.

 

5 qershor 2024: Në udhëkryqin e njëjtë, 25 vjet pas shihet se është larguar tabela rrugore që më 1999 tregonte drejtimet për Prishtinë, Ferizaj, Shkup dhe Brezovicë.

Han i Elezit

12 qershor 1999: Një ushtar amerikan valëvit flamurin e shtetit të tij më 12 qershor, ndërsa nëntë automjete të blinduara Humvee të KFOR-it nga Divizioni Ajror i SHBA-së, shihen teksa hyjnë në territorin e Kosovës.


6 qershor 2024: Objekti që shihet pas ushtarëve të KFOR-it ka ndryshuar pak. Ai shfrytëzohet tani nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut./REL



Ju sugjerojmë

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
Para
Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
















TE FUNDIT

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
6 Shtator, 2025

Një 68-vjeçar me inicialet G.G., i cili punonte roje pranë një kompanie në Tiranë, ka ndërruar ndërsa porta hyrëse e...

Lexo më shumë

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
6 Shtator, 2025

“Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia....

Lexo më shumë

Si do të jetë moti sot

Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
6 Shtator, 2025

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë...

Lexo më shumë

Horoskopi, 6 shtator 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
6 Shtator, 2025

Dashi Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do ndodhe ashtu si ju...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com