Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga kush janë të pavarura institucionet e pavarura?

2018/12/21 at 12:16 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga kush janë të pavarura institucionet e pavarura?

 Gjergj Erebara


Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi bëri lajm edhe një herë kur deklaroi se institucioni i parlamentit dëshiron të kontrollojë Kontrollin e Lartë të Shtetit. Para se të vijojë me këtë logjikë, Ruçi bën mirë të lexojë më me vëmendje kushtetutën. Institucionet e pavarura, siç e kanë edhe emrin, duhet të jenë të pavarura, pikërisht nga parlamenti.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi duhet se është në vendin e gabuar. Nuk kalon as një javë pa bërë një deklaratë që çudit. Dy javë më parë deklaroi se drogën në Shqipëri e solli Europa. Edmond Tupja me të drejtë vëren se urdhrat e tij si kryetar parlamenti (të tilla si “Ulu Poshtë”) gjatë seancave me sherr fals me opozitën i rikujtojnë mësuesin autoritar të kohës së komunizmit. Mua personalisht më bën më shumë përshtypje fraza e tij e stërpërsëritur në mbyllje të çdo sherri parlamentar: “Media të dalë jashtë”. Vështirë se ka ndonjë pushim apo mbyllje seance parlamentare që të kalojë pa urdhrin aspak të logjikshëm të Ruçit “media të dalë jashtë”.

Një urdhër i tillë absurd që flet shumë për mungesën e të kuptuarit prej z. Ruçi se komunizmi ka rënë. Se ai bën mirë të mos urdhërojë hyrjen ose daljen e medias nga kuvendi sepse media nuk mund të marrë urdhra prej tij. Duket sikur Ruçi beson se “duke nxjerrë median jashtë”, sherri fals dhe banal parlamentar pushon së ekzistuari, se reputacioni i parlamentit rritet në rast se shqiptarët nuk informohen përmes medias për çfarë Ruçi nuk dëshiron që të informohen. Dhe duket sikur media është në dispozicion të Ruçit, ajo duhet “të hyjë brenda” dhe të “dalë jashtë” kurdo që Ruçi e sheh të arsyeshme.

Por ishte një arsyetim i tipit filozofik të z. Ruçi, i shprehur në një takim të organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ditën e hënë më 4 qershor ajo që më tërhoqi vëmendjen.

“Kuvendi, në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe në ushtrim të kontrollit parlamentar, do të realizojë auditimin e llogarive financiare të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe t’i bëjë ato publike. Në këtë mënyrë, do të zgjidhim dilemën “Kush i ruan rojet?” dhe do të garantojmë Kushtetutën, ligjin dhe qytetarët që Kontrolli i Lartë i Shtetit është edhe vetë një institucion i kontrolluar prej tyre”, deklaroi Ruçi.

Duke dhënë një koment që duket sikur është huazuar nga sloganet propagandistike të kohës së Komunizmit, për të cilën, Ruçi nuk e fsheh nostalgjinë, ai tha gjithashtu: “Qeverisja nga populli, me popullin dhe për popullin garantohet në radhë të parë nëpërmjet kontrollit parlamentar dhe auditimit të veprimtarisë së saj”.

Kjo është ekzaktësisht e kundërta e asaj që shkruhet në kushtetutë dhe e kundërta e parimit të ndarjes së pushteteve, të kontrollit dhe balancave në një vend demokratik.

Le të lexojmë pak kushtetutën, neni 162, sepse mund të na ndihmojë: “Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve”.

Besoj se nuk ka nevojë të ndalem më gjatë. Kur kushtetuta thotë se KLSH i “nënshtrohet vetëm kushtetutës dhe ligjeve”, kjo do të thotë vetëm dhe vetëm. Nuk do të thotë në asnjë çast “i nënshtrohet edhe parlamentit”, apo “shumicës parlamentare”.

Por meqë Ruçi e ka dilemën se “kush i ruan rojet”, duhet t’i themi se roja ruan një mall me vlerë që të mos vidhet, nga ata që kanë mundësi potenciale për ta vjedhur. Roja nga ana e tij ruhet nga një roje tjetër, i cili nuk është nga ata që kanë mundësi potenciale për të vjedhur vlerën që ruhet. Për këtë arsye, kushtetuta thotë se KLSH i nënshtrohet vetëm kushtetutës dhe ligjeve. Kjo është ndryshe nga, fjala vjen, Këshilli i Ministrave, i cili, teorikisht kontrollohet nga parlamenti, pavarësisht se hë për hë në Shqipëri ndodh e kundërta. Dhe kur kushtetuta thotë se KLSH i nënshtrohet ligjeve e ka fjalën për ato ligje që zbatohen nga organe ligjzbatuese ndërsa parlamenti nuk është i tillë. Parlamenti është ligjbërës.

Institucionet e pavarura, të tilla si Gjykata Kushtetuese, Banka e Shqipërisë apo Kontrolli i Lartë i Shtetit apo entet e ndryshme rregullatore që mbikëqyrin tregje specifike e kanë emrin të pavarura posaçërisht për të treguar pavarësinë e tyre nga pushteti politik. Reforma në Drejtësi, p.sh, pavarësisht se kuptohet gjerësisht si një fushatë anti-korrupsion, ka në thelb shkëputjen e drejtësisë nga varësia politike, e ushtruar kjo përmes maxhorancave parlamentare.

Reforma kërkon që prokurorët e njësive të prokurorisë të mos jenë produkt i shumicës politike apo kompromisit politik në mënyrë që të jenë të pavarur për të hetuar pushtetin politik. Kjo është krejt e kundërta me sistemin e mëparshëm, të cili ne e kishim trashëguar nga koha për të cilën Ruçi nuk fsheh nostalgjinë e tij, sistemin ku prokurori i përgjithshëm zgjidhej nga parlamenti, kontrollonte të gjithë prokurorët dhe punën e tyre dhe supozohej se duhej të hetonte politikanët, ndërsa në thelb ishte dajaku i politikës për popullin.

Deklarata e Ruçit dhe dilema e tij mbi rojen e rojes nuk ka nevojë të alarmojë ndokënd. Kjo nuk do të thotë se jemi pranë rrëzimit të sistemit të balancave dhe kontrolleve që duhet të funksionojnë në një shoqëri demokratike. Ne nuk jemi pranë rrëzimit për shkak se nuk kemi ende një sistem të tillë. Ajo është thjeshtë një tregues i asaj se sa pak kuptojnë ata që duan të bëjnë shtet nga thelbi i shtetit. / Birn

Etiketa: Gjergj ErebarainstitucionetparlamentiRuçi


Ju sugjerojmë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

12 Korrik, 2025 6:44 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth
Aktualitet

“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth

12 Korrik, 2025 4:26 pm
Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..
Aktualitet

Pranga se ndërtoi pa leje në Voskopojë/ Procedohen 2 punonjës të IMT, pezullohen..

12 Korrik, 2025 4:06 pm
Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen
Kronikë

Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen

12 Korrik, 2025 3:51 pm
Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane
Aktualitet

Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane

12 Korrik, 2025 3:42 pm
(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë
Aktualitet

(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë

12 Korrik, 2025 3:00 pm
Para
Ja cilat janë shenjat më të iniciatore e të guximshme të horoskopit

Horoskopi, 21 Dhjetor 2018

Parashikimi i motit për sot, 9 tetor 2018,ja si do të luhaten temperaturat

E premtja nis me shi, por shihni si do të jetë fundjava

Ngel në vetting kryetari i Gjykatës së Korçës

Ngel në vetting kryetari i Gjykatës së Korçës
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com