Aktualitet

Nga Kryeministria te kryqëzimi tek “Myslym Shyri”, protestuesit bllokojnë rrugët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 13/03/22 |
Opi Nion

Protestuesit kanë lëvizur nga para Kryeministrisë dhe janë zhvendosur në kryqëzimin para rrugës “Myslym Shyri”.

Ata kanë arritur të bllokojnë qarkullimin e automjeteve, pasi janë vendosur më mes të kryqëzimit. Mësohet se në këtë kryqëzim ka pak trupa policie, ndërsa drejtuesit e automjeteve kanë vendosur të fikin makinave dhe të qëndrojnë në trafik.

Nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë dhe a do të ketë një ndërhyrje të policisë për të larguar protestuesit nga kryqëzimi.

Para se të largoheshin nga Kryeministria, organizatorët e protestës paralajmëruan se do të mblidhen çdo ditë në orën 17:00 në të njëjtin vend./Opinion.al

Pas