Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga krijimi në laborator tek rreziku nga vaksina, mitet mbi koronavirusin

2020/09/15 at 12:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Koronavirusi në rajon, Serbia gati të rihapë kafenetë

Ndërsa bota vazhdon të përballet me koronavirusin, ajo po ndeshet në të njëjtën kohë edhe me një lloj tjetër epidemie, dezinformacioni . Kjo “infodemi” është po aq e dëmshme sa vetë Covid-19, pasi i ka nxitur njerëzit të minimizojnë egërsinë e sëmundjes, dhe të injorojnë këshillat e autoriteteve.


Një studim i fundit nga fondacioni “John S. & James L.Knight” dhe Gallup, zbuloi se 4 në 5 amerikanë thonë se përhapja në internet e dezinformacioneve, është problemi më i madh me të cilin përballet media. Por ja cilat janë disa nga mitet më të njohura mbi pandeminë sipas “Scientific American”:

Koronavirusi i ri u krijua në një laborator në Kinë

Për shkak se patogjeni u shfaq fillimisht në Vuhan të Kinës, presidenti amerikan Donald Trump ka pohuar se ai e ka origjinën nga një laborator atje. Madje disa teoricienë të konspiracioneve, kanë spekuluar se virusi i krijua enkas si një armë biologjike, edhe pse kjo është mohuar nga agjencitë amerikane të inteligjencës.

Duke reaguar ndaj thirrjeve për një hetim të pavarur ndërkombëtar në lidhje me origjinën e virusit, Kina ka ftuar studiues nga Organizata Botërore e Shëndetit që të hulumtojnë mbi këtë çështje. Por provat e deritanishme, sugjerojnë që SARS-CoV-2 nuk u krijua në ndonjë laborator.

Elitat e pasura e përhapën me qëllim virusin, për të pasur më shumë para dhe pushtet

Në një video që qarkullon në internet me titull “Plandemic”, dhe një libër me bashkautore mjeken Xhudi Mikovic, që dikur botoi një studim mbi sindromën e lodhjes kronike, pretendohet se drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive Antony Fauci dhe bashkë-themeluesi i “Microsoft”, Bill Gaits, e kanë përdorur ndikimin e tyre për të përfituar nga sëmundjet.

Videoja u shpërnda gjerësisht nga kundërshtarët e vaksinimit, dhe grupi i teorive të komplotit “QAnon” në internet. Ai u pa më shumë se 14 milionë herë në YouTube, Facebook, Twitter dhe Instagram para se të hiqej nga këto platforma për shkak të pretendimeve të saj të rreme.

Covid-19 nuk është më i egër se sa gripi i zakonshëm

Që në ditët e para të pandemisë, Donald Trump, ka pohuar vazhdimisht se sëmundja nuk është më e rrezikshme sesa gripi sezonal. Edhe pse shkalla e saktë e vdekshmërisë së Covid-19 është e vështirë të përcaktohet, epidemiologët dyshojnë se ajo është shumë më e lartë se sa ajo e gripit të zakonshëm.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, vlerësojnë se gripi shkakton 12.000-61.000 të vdekur në vit. Shumë njerëz kanë një imunitet të pjesshëm ndaj gripit, për shkak të vaksinimit apo infeksioneve të mëhershme, ndërsa shumica e botës nuk ka rënë ende në kontakt me Covid-19.

Hidroksiklorokina, është një ilaç efektiv kundër Covid-19

Kur një studim i kufizuar në Francë, dhe që sot është shumë i kritikuar, sugjeroi që ilaçi kundër malaries mund të ishte efektiv në trajtimin e sëmundjes, presidenti amerikan Trump dhe të tjerët e shfrytëzuan rastin, duke e promovuar përdorimin e saj masiv, pavarësisht provave në rritje se përfitimet nuk ishin dhe aq të mëdha sa mendohej në fillim.

Nën presionin e Trump, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi në fillim përdorimin e saj, por më vonë u tërhoq për shkak të rrezikut të shkaktimit të dëmeve anësore serioze në zemrën e të sëmurëve me Covid-19.

Ne mund ta arrijmë “imunitetin e tufës”, vetëm duke lejuar përhapjen e lirshme të virusit në popullatë

Ekspertët vlerësojnë se për të arritur “imunitetin e tufës”, duhet të preken nga koronavirusi afro 60-70 për qind e njerëzve. Por duke pasur parasysh shkallën relativisht të lartë të vdekshmërisë së kësaj sëmundje, lejimi që virusi të infektojë sa më shumë individë, mund të shkaktojë miliona të vdekur.

Një tragjedi e tillë ndodhi gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918, në të cilën mendohet se vdiqën rreth 50 milionë njerëz. Suedia, ka pasur më shumë vdekje se vendet fqinje, dhe pësuar dëme serioze në ekonomi, pavarësisht se nuk u fut në karantinë.

Çdo vaksinë do të jetë e pasigurt, dhe një rrezik më i madh sesa prekja nga Covid -19

Tek “Plandemic”, Mikovic pretendon se çdo lloj vaksine kundër Covid-19 do të “vrasë miliona” njerëz, dhe se vaksina të tjera e kanë bërë këtë gjë më herët. Një tjetër teori konspirative, pretendon se Bill Gaits ka një plan të fshehtë për t’i përdorur vaksinat si një mënyrë për të vendosur mikroçipe në trupa e njerëzve.

Ai e ka hedhur poshtë këtë akuzë, e cila nuk bazohet në prova. Zërat kundërshtues ndaj vaksinës janë në rritje dhe një sondazh i fundit i Gallup, zbuloi se 1 në 3 amerikanë nuk do të pranonte të vaksinohej kundër Covid-19.

Ka plot arsye për të qenë të kujdesshëm në lidhje me sigurinë e një vaksine të re, por nevoja për maturi është arsyeja pse vaksinat kandidate kryesore, po testohen në shkallë të gjerë prej deri në dhjetëra mijëra njerëz, për të përcaktuar sigurinë dhe efikasitetin e tyre./Opinion.al

Etiketa: gripkoronavirusmite


Ju sugjerojmë

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
Sport

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

18 Nëntor, 2025 5:52 pm
Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?
Rajoni

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

18 Nëntor, 2025 5:47 pm
Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës
Kryesore

Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës

18 Nëntor, 2025 5:43 pm
Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”
Politikë

Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”

18 Nëntor, 2025 12:10 pm
Para
E fundit/ PD nuk shkon në Kuvend, Reforma në Drejtësi mbetet në “ajër”

Formulari për votat / PD padit një tjetër drejtues insitucioni

Donald Trump, “politikani i murit” që nuk di të tërhiqet

Zjarret apokaliptike në SHBA, Trump: Situata do qetësohet kur të freskohet

Emigrantët sirianë ndalohen në Shkodër, ishin mashtruar nga trafikantët 

12 sirianë në Volkswagen, kapet i riu nga Durrësi
















TE FUNDIT

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
18 Nëntor, 2025

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po...

Lexo më shumë

BE propozon “Shengen ushtarak”

BE propozon “Shengen ushtarak”
18 Nëntor, 2025

Bashkimi Evropian synon të krijojë një lloj "Shengeni ushtarak" në mënyrë që automjetet dhe ushtarët të mund të lëvizin shpejt...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
18 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë për të analizuar situatën e krijuar...

Lexo më shumë

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
18 Nëntor, 2025

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej orëve të para të ditës së sotme kanë krijuar problematika në disa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com