Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, iu bashkuan koncertit që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej” me rastin e 100-vjetorit e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtete e Bashkuara të Amerikës, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ashtu siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, duke ndjekur koncertin nga afër, janë edhe politikanë të tjerë të mazhorancës por edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Ndër të tjerë, në shesh janë edhe Olta Xhaçka, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Damjan Gjknuri, Taulant Balla, Erion Veliaj, Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, etj./Opinion.al