Paraditen e sotme Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë të plotë për ndeshjen kundër Spanjës, e cila zhvillohet të hënë në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorf dhe vlen për raundin e tretë të Grupit B në Euro 2024.
Në kampin stërvitor të Kombëtares Shqiptare në Gjermani, shumë tifozë janë afruar për të parë nga afër lojtarët e skuadrës.
Armando Broja ka takuar dhe ka dhënë autografe për tifozët e flaktë të Shqipërisë, të cilët çdo ditë mbështetin në rrugët e Gjermanisë, kombëtaren tonë.
Kujtojmë se skuadra e Silvinjos po përgatitet fort para ndeshjes me Spanjën, e cila luhet të hënën në orën 21:00.
Kjo ndeshje është vendimtare për rrugëtimin e Shqipërisë në kompeticionin e Euro2024.