Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Kabuli në Tiranë, rrëfimi i 33-vjeçarit: Qëndrova 1 javë i fshehur  

2021/09/07 at 11:26 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Kabuli në Tiranë, rrëfimi i 33-vjeçarit: Qëndrova 1 javë i fshehur  

Abdul Wasey 33 vjeç dhe bashkëshortja e tij Sana 26 vjeç janë larguar tashmë nga Afganistani dhe janë akomoduar në Shqipëri. Në një intervistë ne emisionin “Opinion”, ata shprehen se kanë ende familjarët e tyre atje, ndërsa shpresojnë që të ndërtojnë jetën në Angli, SHBA, ose Kanada.


  “Unë jam Abdul Wasey. Jam 33 vjec, dhe kam ardhur nga Kabuli. Atje drejtoja një studio animacioni. Isha një prej themeluesve dhe drejtori artistik.”

Abdul Wasey po shijonte jetën në kryeqytetin afgan si një sipërmarrës i ri dhe i suksesshëm. Dalë ngadalë, ai po ndërtonte të ardhmen së bashku me bashkëshorten, Sana, deri në momentin që siguria për jetën e tij nuk ishte më e garantuar.

 “Në vitin 2013 punoja në një kompani që bashkëpunonte me ushtrinë amerikane. Kjo u kthye në një kërcënim të madh për mua. Cdo kush që kishte punuar me të huajt, vecanërisht me ushtrinë amerikane, ishin në rrezik për tu persekutuar nga talebanët.”

Jeta e Abdul ndryshoi drastikisht pas 14 gushtit. Për t’i mbijetuar realitetit të ri ai u detyrua të marrë masa që nuk i kishte menduar ndonjëherë më parë.

Për rreth 1 javë qëndrova i fshehur. Disa ditë isha me gjyshen time, më pas shkova te disa familjarë që banonin pranë aeroportit.  

Ndërsa shqetësohej për sigurinë e bashkëshortes dhe të tijën, një fije shprese u ndez.

Morëm një telefonatë gjatë kohës që ishim fshehur. Na thanë se një autobus po na priste në një karburant dhe duhet të shkonim menjëherë. Nuk kishim aspak kohë për t’u bërë gati. Morëm disa rroba dhe shkuam te autobusi, për të cilin na thanë që kishte leje të lëvizte brenda aeroportit. Kur shkuam atje pamë se ishin 6 autobusa të tjerë në rradhë. Kemi pritur 27 orë. Shkuam te një nga terminalet e aeroportit por nuk na lanë të futeshim. Talebanët e kishin marrë nën kontroll. Pritëm aty 11-12 orë, deri sa erdhi mesnata. Talebanët erdhën, filluan të shtijnë me armë dhe na thanë të gjithëve të largoheshim. Shkuam në një vend tjetër. Një grup njerëzish që po koordinonte orperacionin folën me disa persona nga terminali që ishte ende nën kontrollin e amerikanëve. Kur mbërritëm atje pritëm mbi 10 orë të tjera deri sa morëm leje për të hyrë në avion.

Buzeqeshja i kthehet kur kujton se sa e bukur ishte jeta e tij përpara se talebanët të merrnin në dorë pushtetin. Edhe pse kanë kaluar vetëm disa ditë, Abdulit i duket një realitet shumë i largët.

 “Kisha hapur studion time të animacionit dhe dizajnit së bashku me disa të tjerë. Filluam biznesin në fund të 2018. Për shkak të pandemisë patëm disa ditë të vështira, por në fillim të 2021 na erdhën klientë të mirë, po kapnim projekte të reja. Kjo ishte edhe arsyeja që për një kohë të gjatë nuk e pranoja dot faktin që duhet të largohesha nga vendi im, edhe pse patëm paralajmërime. Na thonin që talebanët do të vijnë, por ne kishim punuar aq fort dhe biznesi po ecte shkëlqyeshëm. Donim që kompania jotë të bëhej e njohur jo vetëm në Afganistan, por në të gjithë rajonin. Më pas 15 gushti erdhi. Cdo gjë u kolapsua dhe u detyrova të pranoj realitetin e ri që kjo ëndërr do mbetej përgjysëm.”

Abdul tregon që kjo ishte një nga momentet më tragjike të jetës së tij. Atij nuk i kishte shkuar kurre mendja që situata do të përshkallëzohej kaq shpejt, dhe se investimi që kishte bërë për biznesin do t’i zhvlerësohej në këtë mënyrë.

“Po, kushërinjtë e mi janë atje, disa xhaxhallarë dhe pothuaj i gjithë rrethi i gjerë familjar. Janë të shokuar. Po përpiqen të pranojnë realitetin. Disa prej tyre kanë bërë valixhet gati. Duan të largohen nga vendi por situata në aeroport është shumë rrëmujë. Nëse vihet rend në aeroport mund të jenë në gjendje të largohen. Ndërsa të tjerët që nuk e kanë këtë mundësi, janë thjesht në pritje që të ndodhë dicka.”

Ditët në Shqipëri, Abdul dhe bashkëshortja e tij Sana i kalojnë duke menduar për të ardhmen. Megjithëse ai nuk ka një vizion të qartë, shpreson të rindërtojë jetën në SHBA, Angli ose Kanada.

 “Tani që jemi këtu po mundohemi të rregullojmë dokumentat. Shpresoj që aftësitë që kam t’i vë në përdorim, të gjej treg dhe të vazhdoj atë që kisha nisur më parë. Megjithatë ka shumë paqartësi. Nuk mund ta them çdo të ndodhe.”/Opinion.al

Etiketa: afganshqiperistrehim


Ju sugjerojmë

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar
Bota

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar

26 Tetor, 2025 11:46 am
VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi
Bota

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi

26 Tetor, 2025 10:21 am
Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
-U tha në Opinion

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

26 Tetor, 2025 10:14 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia teston raketën e re me fuqi bërthamore, Putin: Është e pamposhtur

26 Tetor, 2025 9:56 am
Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump
Bota

Marrëveshja e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias, i pranishëm edhe Trump

26 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të diel

26 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 26 tetor 2025

26 Tetor, 2025 8:11 am
Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Para
Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 8 shtator 2021

Vranësira dhe reshje shiu në këto zona, parashikimi i moti për sot

Rritet çmimi i bukës, paralajmërohet në të gjithë tregun

Shqipëria, shteti që shpenzon më shumë për bukë në Europë
















TE FUNDIT

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar

Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar
26 Tetor, 2025

Dy persona u arrestuan gjatë një operacioni policor të nisur të shtunën në mbrëmje si pjesë e hetimit për vjedhjen...

Lexo më shumë

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi

VIDEO/ Trump nis turin në Azi, kërcen në tapetin e kuq në Malajzi
26 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur një tur pesëditor në Azi. Malajzia ishte vendi i pari ku Trump mbërriti, teksa...

Lexo më shumë

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
26 Tetor, 2025

Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe...

Lexo më shumë

Rusia teston raketën e re me fuqi bërthamore, Putin: Është e pamposhtur

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
26 Tetor, 2025

Mes përplasjeve me Perëndimin për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë, Rusia ka treguar "muskujt" duke testuar një raketë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com