Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Joy tek lojtarët që lënë gjithçka, gazetarja rrëfen prapaskenat e kazinove

2023/02/26 at 9:03 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Vodhi librin “Gjuetari i balonave”, gjykata dënon 19-vjeçarin: S’kisha lekë ta blija

Nga Anila Hoxha


Vajzat e kazinove!

Mundohem të parkoj nëntokë pa rënë në sy. Aty duhet ëe takoj një nga kontaktet e mia, një vajzë që jo vetëm për shkak te bukurisë, por për shkak te zgjuarsisë, eksperiencës ne një kazino tjetër dhe anglishtes se rrjedhshme është punësuar në kazino.

Ajo me ka caktuar një ore fikse, mbas të cilës mbaron turnin.  Pres dhe ndërkohë shoh një njeri te dëshpëruar qe godet me shkelm kolonën e betonit. Me pas e shan me një shqipe te ashpër.

Pak metra larg tij dera plot drita te fton të fitosh miliona.

Nuk do isha ne asnjë çast e tunduar, përderisa sa here flitet për lojërat e fatit, bixhozin dhe kazinotë me kujtohet fati i një të njohure.  Një grua ekselente, e diplomuar ne Itali, që në muajin e nënte te shtatzënisë gjeti në krevat një letër lamtumire nga i shoqi. Nga një burrë i suksesshëm, ai përfundoi ne një kumarxhi qe la çdo gjë atë kohe, madje zeroi me mashtrim dhe llogarinë bankare, qe gruaja e kishte hapur dhe po mblidhte para veçmas për të blere krevatin e të bije. E për t’i dhënë lajmin se edhe paratë e fëmijës së palindur i pat lënë në bixhoz, ky burrë e njoftonte se ishte aq i keq sa nuk meritonte as vajzën që do lindte dhe as dashurinë e saj, ndaj po shkonte t’i jepte fund jetës. E kam lexuar atë letër dhjetëra herë atë dite, me një grua që nuk dinte nëse ishte apo jo gjalle partneri i saj, me një grua qe nuk po e kuptonte se ky ishte mashtrimi i radhës derisa ai i hapi telefonin dhe serish i kërkoi falje duke u përgjëruar.

Pas këtij rasti, sa here dëgjoj diçka të tille, kam frike dhe trishtohem. Në një nga çastet e saj të zbrazjes së mërzisë me pati thënë njëherë se ai pat shitur çdo gjë qe behej para, madje edhe unazën e martesës, i kishte bërë kala borxhet dhe shpikte armiq e sëmundje të pashërueshme.

Tek kujtoj ketë gjë, vajza që pres kalon si pa me vene re dhe më bën me shenje të vazhdoj në distancë pas saj. Ajo ka punuar ne te njëjtën kazino me 22-vjeçaren keniane Joyn, që erdhi mbas shoqeve te saj dhe u punësua si krupiere. Vdekja e saj, vazhdon të prodhojë dhjetëra pista, por asnjë autor. Shoqet, njëra prej te cilave u largua dhe shfaqet intensive në “Instagram”, këmbëngulin për emrin e një mashkulli xheloz. Policia vrapon sa në prokurori e sa në gjykatë, prej nga ku siguron kontrolle banesash, prej nga ku nuk gjendet asgjë. Përgjimet shfaqin miq e të njohur të shqetësuar. Ne kazino në fjale lojtaret po pakësohen. Kazinotë e tjera në kryeqytet po përthithin me ritëm të lartë lojtarët vip e u largua prej andej, apo dhe ata te vegjlit domethënë ata qe humbasin pak para e lenë pengje gjera te vogla si telefonin, orën, varësen.

“Puna që bënte Xhoi si krupiere është më e vështira, sepse e ke lojtarin përballe. Ai humbet, ai të shan, ti duhet te ruash qetësinë- nis rrëfimin vajza e kazinosë.  Krupieri punon 20 minuta, me pas bën 30 minuta pushim. Mundësitë qe Xhoi të ketë krijuar një histori me një lojtar janë të pakta. Sepse lojtari e ka mendjen tek paratë, jo tek vajza. Na kane trajnuar, ne e dimë nga eksperienca se edhe kur lojtari që është prioriteti ynë, acarohet, shan me fjalët me banale mbasi po humbet, ne duhet të ruajmë qetësinë. Duhet te qeshim te qeta e tu ofrojmë shans qe ta provojnë serish.

Vajzat e kazinove si Xhoi, që vishte pantallona dhe një këmishe, qe të dyja pjese të uniformes si krupiere mbas 20 minutave bëjnë 30 minuta pushim.

Në dhomën e pushimit, aty ato flasin me njëra-tjetrën, me një anglishte përshkruajnë klientët, biznesmenë, apo vipa.  Megjithëse edhe disa nga ata kërkojnë më tepër vajza qe flasin shqip, mbasi nuk kuptojnë asgjë në anglisht.

Disa janë të ankthshëm.

Disa të vrazhdë.

Disa përdorues kokaine.

“ Njëherë pastruesja e kazinosë erdhi mes nesh duke qarë. Kishte qene duke pastruar banjën dhe fshiu pluhurin, qe kishte qene droge e një lojtari, i cili sa ktheu kurrizin e pastaj pa banakun e tualetit te pastruar. Ajo e shkreta erdhi duke qare. Na erdhi keq.”-  kujton e reja.

Po Xhoi i them, çfare bënte? Krupieren -thotë. Disa nga ne ishin te trajnuara te dallonin lojtaret me para, nga ata qe me një klik harxhojnë miliona. Se merr dot me mend sa para hidhen ne një kazino -thotë.

Xhoi – shton me tej ishte natyre e tërhequr. Vishej shume bukur dhe e mbanim si vajzën me sharm. Nuk tregonte asgjë për jetën e saj megjithëse ne e dinim se kompania e huaj e kishte sjelle këtu se bashku me shoqet. I paguante hostelin dhe transportin.

Si është të punosh në kazino e pyes? Jeta ne kazino është e zymte për lojtaret thotë nëpër dhëmbë. Duket me adrelinë, por është e zymte për ta. Slot attendand janë ca vajza te tjera qe janë te trajnuara për te futur ne kllape ata me para. Janë në çdo kazino. Ne kazino nuk ka ore, na kane thënë qe s’duhet të mbajmë orë sepse lojtari nuk duhet ta kuptoje kohen që ikën. Ne kazino s’ka dritare. S’ka dite. Nuk ka natë. Ka vetëm njerëz që duhet të lenë sa më shumë para. Ne karrierën time, një lojtar qëndroi tre dite i mbërthyer. Kati i pare është apex. Dhe i dyti po ashtu. I treti janë live. Aty ku punonte edhe Xhoi. Punojmë tre turne, në kazino nuk ka ditë pushim. Pastaj ka dhe kaziono prive, janë ata qe luajnë dhe duan që të mbeten sekret- thotë e reja.

Çfarë ndodhi kur mësuat për Xhoin e pyes.

– Mes nesh doli zëri që e kishin përdhunuar. Qe kishte udhëtuar ne jug te vendit pak dite përpara se te gjendej e flakur nga banesa. Qe shoqet e saj e dinin me ke shoqërohej. Pastaj erdhi policia dhe kane pyetur e shoqëruar çdo kend. Pak nga pak klientët po rrallohen”.

 

Etiketa: anila hoxhaJoykazino


Ju sugjerojmë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

2 Shtator, 2025 10:42 am
A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?
Bota

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?

2 Shtator, 2025 10:32 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

2 Shtator, 2025 9:40 am
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare

2 Shtator, 2025 9:20 am
Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve
Aktualitet

Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

2 Shtator, 2025 9:00 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shtator, 2025 8:26 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shtator, 2025 7:59 am
Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit
Bota

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

1 Shtator, 2025 10:21 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

1 Shtator, 2025 9:32 pm
Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
Bota

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

1 Shtator, 2025 8:28 pm
Para
Foto/Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, 1 viktimë dhe disa të plagosur

Foto/Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, 1 viktimë dhe disa të plagosur

Qëlloi ndaj dy personave në Mëzez, kapet i shumëkërkuari në Portin e Durrësit

Qëlloi ndaj dy personave në Mëzez, kapet i shumëkërkuari në Portin e Durrësit

Itali/ Përmbyset anija me emigrantë, 30 të vdekur

Itali/ Përmbyset anija me emigrantë, 30 të vdekur
















TE FUNDIT

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
2 Shtator, 2025

Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale nga Prokuroria e Beratit për ‘nxjerrje sekreti...

Lexo më shumë

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?
2 Shtator, 2025

Pjesëmarrja e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në një paradë ushtarake në qendër të Pekinit, së bashku...

Lexo më shumë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Shtator, 2025

Mëngjesin e kësaj të marte ka ndërruar jetë në spital rreth orës 01:00 , Artan Muho, personi që mbeti i...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
2 Shtator, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 2 shtator 2025, në nderim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com