Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga integrimi te reforma zgjedhore, Çuçi ftesë opozitës: Të kontribuojmë për më të mirën

2023/09/13 at 1:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga integrimi te reforma zgjedhore, Çuçi ftesë opozitës: Të kontribuojmë për më të mirën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, në një konferencë për mediat, ka prezantuar disa nga prioritetet e socialistëve për këtë sesion të ri parlamentar.

Gjatë fjalës së tij Çuçi u ndal te procesi i integrimit të vendit drejt BE-së, apo te reforma zgjedhore.

Teksa u ndal te vota e emigrantëve, Çuçi tha se PS e ka gati draftin për votën e emigrantëve, ndërsa shtoi se duhet vetëm konsensusi i opozitës që ai të kthehet në ligj.

“Do bëjmë maksimumin që të kemi pozicione negociuese me BE sa më të dobishme për Shqipërinë. Në procesin e integrimit do luajmë një rol të rëndësishëm.

Ne do luajmë edhe një rol në atë që quhet diplomaci parlamentare ku deputetet e PS do jenë të angazhuar për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në parlamentet e BE

Prioritet i dytë që është i rëndësie të madhe është fokusimi i grupit parlamentar të PS në reformën zgjedhor. Kemi një boshllëk që është krijuar nga vendimi i GJK, ne do gjejmë një formule që ti përshtatet Shqipërisë dhe të jetë brenda standardeve.

Do këmbëngulim që me reformën zgjedhore të adresojmë pa humbur kohë votën e emigrantëve. Ne si PS kemi qenë të qartë që ne një orë e më parë të krijojmë mundësinë që emigrantët të votojnë

Ne si PS e kemi qëndrimin tonë. Kemi edhe draftin tonë për ta adresuar këtë problem dhe presim një konsensus nga opozita që ta kthejmë në ligj dhe ti japim të drejtë asaj pjese të shqiptarëve që nuk është e vogël për tu shprehur me votë për qeverinë që ata duan

Shpresojmë që edhe opozita ta kuptojë këtë domosdoshmëri për të çuar para një grup nenesh që do të cojnë para votën e emigrantëve

Përveç reformë zgjedhore ne do të fokusohemi edhe në thellimin e reformës në drejtësi. Kemi vite që po aplikojmë ligjet e reja . Kjo kohë na ka shërbyer për të kuptuar se ku janë mangësitë. Aplikimi i këtyre ligjeve ka nxjerrë defekte të ndryshme që kanë bllokuar procese, kështu që Parlamenti ka disa kohë që ka ngritur disa kohe grupe pune me ekspertë të dy krahëve. Kemi formuluar disa amendamente që janë bërë në bashkëpunim edhe me ekspertë të huaj dhe tani jemi në diskutim me partnerët.

Me të arritur me një projekt përfundimtar do fillojmë procesin e diskutimit të gjerë për ta futur më pas në parlament. Shpresoj që brenda këtij sesioni të kemi miratuar këto amendamente.

Gjatë këtij sesioni do kemi edhe momente të rëndësishme politike apo momente që lidhet me emërimet institucioneve kushtetuese, këtu theksoj avokatin e popullit.

Duhet ta zgjedhim avokatin e popullit dhe jam besimplotë që me opozitën do nxjerrim një figurë që jo vetëm do vijë me propozim nga opozita, por që të jetë dinjitoze.

Një ftese për kolegët e opozitës që për çështjet e integrimit dhe konsolidimin e institucioneve të drejtësisë së re të kishim kontributin e kolegeve të opozitës për të bërë më të mirën”, tha Çuçi.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Tiranë/ Vodhi automjetin e të dashurës, arrestohet 52-vjeçari

8 llogari false në rrjete sociale me të dhënat e të tjerëve, arrestohet 31-vjeçari

Plagosi me thikë 41-vjeçarin në Kuçovë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Ra në kontakt me energjinë, humb jetën 52-vjeçarja në Tiranë

Bashkëpunim me Berishën, Bardhin apo Bashën? Çuçi: Kryetarin e PD e njeh gjykata

Bashkëpunim me Berishën, Bardhin apo Bashën? Çuçi: Kryetarin e PD e njeh gjykata

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com