Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga futbollist i famshën në “pjatalarës”, jeta në Amerikë e gulenistit “shqiptar” që kërkohet nga Erdogani

2018/05/05 at 11:45 PM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga futbollist i famshën në “pjatalarës”, jeta në Amerikë e gulenistit “shqiptar” që kërkohet nga Erdogani

Ekziston një bar-kafe në “Palo Alto” në Kaliforni, ku një burrë i gjatë dhe me një fytyrë familjare, vetëm pak më i madh se të dyzetat, përshëndet këdo që hyn, u tregon menynë, grumbullon pjatat dhe gotat e braktisura në tavolinë dhe nëse duhet, lan edhe pjatat. Shumë pak në “Palo Alto” e kanë një ide se kush është ai.


Dhe ndoshta, edhe ata që futbollin e kanë si ushqimin e çdo dite, do të kishin vështirësi që ta njihnin një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit të viteve të fundit. Po flasim për turkun me gjak shqiptar (origjinë kosovare), Hakan Shukur… URREJTJA ME ERDOGANIN Por çfarë bën kampioni turk në “Tuts Bakery and Cafe” në “Palo Alto”? Përse menaxhon një lokal dhe u shërben klientëve në tavolina, ndërsa nuk ka mundësinë që të bëjë komentatorin sportiv si shumë prej ishkolegëve të njohur të epokës së tij?! Shukur, i cili që nga vitet ’90 e deri në fillimet e 2000-shit bëri të madh ekipin e Gallatasarajit dhe i dhuroi Turqisë vendin e tretë në Botërorin koreano-japonez (përveçse veshi në Itali edhe fanellat e Torinos, Interit e Parmës), është detyruar të braktisë vendlindjen e tij për bindjet ose më saktë për mosbindjet politike, pikërisht siç është rrëfyer në një intervistë për “New York Times”, e para që prej shkeljes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2015.

Qeveria e Presidentit Erdogan ka lëshuar një urdhërarresti për të, babai i përfundoi në burg për afro një vit, të gjitha kursimet e tij, prona, përfshi edhe llogaritë bankare u sekuestruan nga regjimi turk. Dhe ta mendosh se kur vendosi që të niste karrierën politike, në vitin 2011, ai ishte pjesë e partisë së Erdoganit. Fama që kishte e ndihmoi me lehtësi të siguronte një vend në Parlament, por lufta që presidenti aktual i Turqisë ndërmori ndaj Gulenit, ndjekës besnik i të cilit ishte Hakan Shukuri, e detyroi ish-sulmuesin e Gallatasarajit dhe Kombëtares turke që të jepte dorëheqjen.

“Nga ai moment, për çdo veprim që bëja më lindnin probleme administrative dhe stërkëmbësha të të gjitha natyrave”, rrëfen ai. Erdogani nuk e toleronte kurrsesi kundërshtimin dhe opozitarizmin e tij, edhe pse Shukur e dinte mirë se nëse do të ishte sjellë ndryshe, “Do të kisha pasur një jetë të bukur. Nëse do të kisha thënë me gojën time gjithçka ata dëshironin, do të isha bërë ministër. Dhe ndërkohë tani shes kafe, por të paktën në këtë mënyrë nuk kam humbur të gjithë respektin që kam për personin tim”.

NË KËRKIM TË LIRISË

Në përpjekje për të rifituar lirinë, në vitin 2015 ai u bëri vizitë disa miqve që ishin zhvendosur në Kaliforni, duke marrë me vete edhe bashkëshorten dhe tre fëmijët. “Moti është fantastik, jeta këtu më pëlqen, është e bukur, por mbi të gjitha dua që fëmijët e mi të jenë të lirë, dua që të jenë persona të pavarur. Dua që ata të mund të vizitojnë vende të tjera, të mësojnë nga kulturat e ndryshme, të takohen me njerëz të ndryshëm nga ata dhe sigurisht të maturohen si individë. Kur pamë që gjërat në Turqi nisën të shkonin keq, menduam se kishte ardhur momenti i duhur”. Hakan Shukur, faktikisht nuk ishte në vend dhe as arkitekt i grushtit të shtetit të dështuar ndaj Erdoganit në vitin 2016, por pikërisht për shkak të lidhjeve të tij me Gulenin, edhe ish-futbollisti i Interit u dyshua se kishte marrë pjesë. “Turqia mbetet kombi im. E dashuroj popullin tim, edhe pse ideja që kanë krijuar tashmë për mua është e shtrembëruar, për shkak të kushtëzimit mediatik. Gjithsesi, nuk do të jetë gjithmonë errësirë sepse unë besoj se një ditë do të shohim sërish dritë dhe ndoshta një ditë edhe ne do të kthehemi sërish atje për të përqafuar edhe prindërit e mi, të cilët tashmë i përshëndes dhe i shoh vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale”.

Etiketa: erdoganHakan Sukur


Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Sylvinho: Ja pse e grumbulloj Nedim Bajramin, Andorra nuk pëson 5 gola as nga Anglia
Sport

Sylvinho: Ja pse e grumbulloj Nedim Bajramin, Andorra nuk pëson 5 gola as nga Anglia

7 Nëntor, 2025 3:10 pm
Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet
Sport

Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet

7 Nëntor, 2025 10:35 am
Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet
Sport

Trajnerët brazilianë kritikojnë Ancelottin: Të fitojë Kupën e Botës dhe të largohet

6 Nëntor, 2025 3:27 pm
VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin
Sport

VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin

6 Nëntor, 2025 11:10 am
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit
Sport

Giorgio Chiellini merr postin e rëndësishëm në Federatën Italiane të Futbollit

4 Nëntor, 2025 11:05 am
Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit
Sport

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit

3 Nëntor, 2025 4:35 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
Sport

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

30 Tetor, 2025 7:23 pm
Para
FOTO/ Tritoli shkund Burrelin, dëme të mëdha në lokal dhe ndërtesat përreth

S’ndalen shpërthimet me tritol, ja qyteti që u trondit në mëngjes

Policia arreston 40 persona në gjithë vendin, mes tyre edhe 4 policë

Tiranë/ Vdes në spital djali që u hodh nga kati i 3 pasi plagosi prindërit

Jo vetëm për energjinë, burg tani edhe për ujin

Përleshje masive në burgun italian, shqiptarët bëjnë për spital nigerianët
















TE FUNDIT

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
7 Nëntor, 2025

Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç. Hulumtimi...

Lexo më shumë

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
7 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright,...

Lexo më shumë

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
7 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se do të donte të zhvillonte një takim të mundshëm me homologun rus Vladimir...

Lexo më shumë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
7 Nëntor, 2025

Një krim makabër ka ndodhur në Greqi. Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com