Sikurse kishte premtuar para dy ditësh presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, klubi durrsak ka paditur gjyqtarin Kridens Meta pas humbjes 30 të hënën në Kukës.
“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se padia është dorëzuar pak pas mesditës së sotme në Prokurorinë e Durrësit. Klubi bregdetar e akuzon kryesorin Meta për ryshfet dhe dhënie penalltie të paqenë në takimin përballë kuksianëve. Pritej që padia të depozitohej qysh dje, por nuk ka arritur të përpunohet brenda orarit zyrtar.
[fbvideo link=”http://www.dailymotion.com/video/x4sy4ee_20160912-171257_news#tab_embed” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]