Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga fatorino linje te komisioner i PS-së, kush është polici me video turpi

2019/02/12 at 4:02 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga fatorino linje te komisioner i PS-së, kush është polici me video turpi

Efektivi i Policisë së Malësisë së Madhe, i cili u arrestua pas publikimit të videoskandalit seksual me një vajzë të mitur, për 7 vjet ka qenë i përjashtuar nga Policia.


Gjatë kësaj kohe, ai ka punuar si fatorino në autobusin e linjës Shkodër–Koplik. Burime nga Policia e Shtetit thonë se ai asnjëherë nuk ka qenë në pozicione drejtuese, të paktën deri në vitin 2008, kur u lirua nga detyra. Përjashtimi i tij nga Policia erdhi pasi u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.

Në atë kohë, ai punonte si polic roje në dhomat e paraburgimit në Policinë e Shkodrës dhe u dyshua se kishte futur sende të jashtëligjshme në qeli. Berhan Bajrakurti, specialist i policimit në Komunitet në Gruemirë, apo siç njihen në gjuhën policore SPZ, në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, u arrestua një orë pas denoncimit që nëna e vajzës bëri në media. E ëma e së miturës publikoi një video, teksa inspektori i zonës i tregonte organin gjenital së bijës.

POLICI

Pasi biseduam me disa ish drejtues të Policisë së Shkodrës, mësuam se rreth 11 vite më parë, në vitin 2008, Berhan Bajrakurti është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit për shkelje në detyrë. Megjithatë, mësuam se ai gjithmonë ka qenë në funksione të nivelit zbatues, kryesisht polic rendi. Në kohët që punonte si polic roje në dhomat e paraburgimit në Policinë e Shkodrës, gjatë një kontrolli aty gjetën sende të kundërligjshme. Fillimisht, ai u arrestua si i dyshuar nga SHKB dhe qëndroi i ndaluar për pak kohë.

Më pas, Gjykata i dha pafajësinë, vendim që ai mund ta ketë përdorur për rikthimin në Polici. Pas përjashtimit nga Policia, për një kohë të gjatë ai ka punuar si fatorino në linjën e autobusit Shkodër-Koplik. Ndërsa është pranuar sërish në Polici në fillim të vitit 2015. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.

Nga ana tjetër, mësohet se në zgjedhjet lokale të 2015-ës, Bajrakurti ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe dhe menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor ai është rikthyer në detyrë. Inspektori Bajrakurti është i martuar, baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, njëra e martuar dhe vajza e dytë beqare. Mësohet se vajza që është ngacmuar seksualisht nga polici, është në gjimnaz dhe vazhdon mësimet në shkollën mesme të Gruemirës.

FUSHATA ZGJEDHORE

Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku, shprehet se polici Berhan Bajrakurti që i dërgonte video erotike vajzës së mitur, është kthyer në punë në vitin 2015. Ulqinaku thotë se Bajrakurti u largua nga dekriminalizimi që iu bë, por pjesëmarrja në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 e ndihmoi të siguronte sërish vendin e punës.

“U shastisa sot me rastin e ngacmimit seksual në Malësi të Madhe. Punonjësi i Policisë,i cili ka për detyrë të sigurojë rend e siguri, e shkel i pari, duke kërcënuar jo vetëm të miturën, por edhe familjarët e saj, të cilët kërkuan ta denonconin. Me sa u informova, Berhan Bajrakurti kishte qenë i larguar më parë nga detyra nga dekriminalizimi që u bë, por në 2015-ën, me aktivizimin e tij në fushatë vendore në krah të Partisë Socialiste, iu sigurua edhe njëherë vendi i punës. Si po rritet brezi i ri, kur sa hap televizorin informohen me vjedhje, korrupsione, mashtrime e përdhunime. Të çohemi ta largojmë të keqen nga pushteti absolut, të cilët kanë mbledhur rreth vetes llumin e këtij vendi!”, shprehet Ulqinaku. / Panorama

 

Etiketa: akuzaBerhan BajrakurtajFatorinokomisioner i PS-sevideo turpi


Ju sugjerojmë

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
-U tha në Opinion

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

25 Shtator, 2025 10:09 pm
Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

25 Shtator, 2025 4:47 pm
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese
Kryesore

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese

25 Shtator, 2025 2:24 pm
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025 1:36 pm
Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime
Kryesore

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime

25 Shtator, 2025 12:55 pm
FOTO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori
Kronikë

FOTO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori

25 Shtator, 2025 12:30 pm
Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë
Kryesore

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

25 Shtator, 2025 12:00 pm
Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i dënuari për vrasje çau murin e qelisë
Kronikë

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i dënuari për vrasje çau murin e qelisë

25 Shtator, 2025 11:02 am
Para
Vrau bashkëshorten se e “tradhtoi”, flasin fqinjët; si e njihnin çiftin

Vrau bashkëshorten se e "tradhtoi", flasin fqinjët; si e njihnin çiftin

“Po përndiqet si Lady Diana” George Clooney flet për Meghan Markle

"Po përndiqet si Lady Diana” George Clooney flet për Meghan Markle

Basha në Elbasan: Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj

Basha në Elbasan: Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj
















TE FUNDIT

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
25 Shtator, 2025

Ilir Alimehmeti ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me zgjedhjet që priten të zhvillohen për bashkinë e Tiranës. Ai...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
25 Shtator, 2025

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati,  ka kritikuar qëndrimet e Shqipërisë në raport me konfliktet dhe zhvillimet ndërkombëtare, Në emisionin “Opinion”,...

Lexo më shumë

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
25 Shtator, 2025

“Çfarë po ndodh me Palestinën”, është tema që po diskutohet këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Për përplasjet mes Izraelit...

Lexo më shumë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
25 Shtator, 2025

Retorika ndryshuese e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me mundësinë e Ukrainës për të rifituar të gjitha territoret...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com