Aktualitet

Nga Fatmir Sejdiu te Alfred Moisiu, ish-Presidentët, homazhe për Nishanin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 02/06/22 |
Opi Nion

Në ambientet e Presidencës, ku po zhvillohen prej orës 10:00 homazhet në nder të ish-presidentit, Bujar Nishani kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë, politikanë, të afërm e miq të ish-presidentit.

Lamtumirën e fundit ish-kreut të shtetit i kanë dhënë edhe ish-Presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi. Edhe ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kryer homazhe në nder të ish-Presidentit Nishani.

“President Nishanin e kam njohur rreth 22 vite më parë, një bashkëpunim politik. Fati e solli që vit pas viti të ishim së bashku dhe në angazhime shtetërore. Ai la mbrapa një vepër shumë komplekse, sepse ka qenë jo vetëm aktivist politik, por ka qenë edhe me detyra shumë të rëndësishme. I lehtë i qoftë dheu, u preftë në paqe”, tha Topi.

Ndërsa Sejdiu u shpreh:“E gjithë ajo vepër e tij do të mbahet mend për mirë dhe për situatat e jashtëzakonshme që ka ditur t’i kapërcejë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk kemi qenë në të njëjtën kohë presidentë të vendit, por e ndjej veten me privilegj që e kam njohur”.

Pas