Gjykata e Tiranës ka regjistruar aktet e miratuara gjatë konventës së ish Lëvizjes Socialiste për Integrim, në datën 25 korrik të këtij viti. Kështu, Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimin e emrit nga Lëvizja Socialiste Integrim në Partinë e Lirisë.
Me vendim të gjykatës, janë regjistruar edhe ndryshimet në strukturat drejtuese duke njohur zyrtarisht si kryetar ish-presidentin Ilir Meta dhe zv/kryetar, Agim Neshon.
Pas vendimit të gjykatës, pritet që ndryshimet t’i përcillen edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.