Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Edison Ypi/ Në kërkim të pastrueses, njëra tha: “Nëse preferoni edhe ju shtrydh”

2023/01/11 at 9:25 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga Edison Ypi/ Në kërkim të pastrueses, njëra tha: “Nëse preferoni edhe ju shtrydh”

Nga Edison Ypi

Pastruse

Të jetosh vetëm. Të shkruash pa u paguar. Të ikësh si i hazdisur me naftën tënde nëpër katunde të largëta për të parë ngjyra marramendëse, nuhatur aromat dehëse, dëgjuar shushurimat e përrenjve, dhe shtëpinë ta mbash të rregullt, e pamundur pa një pastruse.

Pyeta nja tre a katër gra të mëhallës nëse mund të bëheshin pastrueset e mia kundrejt një çmimi të arnsyeshëm të pranuar nga të të dyja palët. Kujtuan se ua lypa. U thashë se nuk ishte fjala për lypje por për pastruse. Nuk u tundën.

Njëra tha: “Merr një pastruse, përdore dhe si grua”.

Tjetra ja priti: “Merr grua, përdore dhe si pastruse”.

Ca bythmëdha të tjera që pyeta secila i bëri reklamë aftësive të spikatura për pastruse kandidateve të veta; kunata, mbesa, goca tezesh, hallash, dajallarësh, xhaxhallarësh, kushërira të para e të dyta e të treta, shoqe dhe shoqe të shoqeve, komshie dhe gjithfar’ stërlëngjesh, për të cilat ç’nuk thanë; Ka mbaruar dy të mesme, është nga Dibra, nga Mati, nga Skrapari, nga Lapardhaja, nga Pacomiti, babai pensionist, nëna qorre, një vëlla berber, tjetri vëlla i pa punë, djalë xhaxhai kasap, dy motra të martuara, njëra burrin kollovar, tjetra që çalon pak burrin në burg, etj.

Nuk ndalnin që nuk ndalnin llapaqenet edhe pse u thashë kaq herë se në kapitalizëm nepotizmi dhe llapaqenizmi nuk funksionojnë etj. etj.

Telefonova një gazetë.

Dy zonja që ofronin pastrim ishin të zëna. E treta tha; Unë jam një vajzë e re që mund t’ju pastroj. Nëse preferoni edhe ju shtrydh. Besoj se më kupton.

Po, i thashë, të kuptoj, por po kërkoj pastruse, nuk po kërkoj prostitutë.

Hoqa dorë nga gazetat.

J’a qava hallin një zonje. U zhyt në mendime zonja. Ta kam gjet pastrusen, tha.

Erdhi të nesërmen me pastrusen.

Nuk jam dosido un’, ja nisi pastrusja. Kam eksperiencë. Punoj në disa vende. Pastroj pllaka, vetrata, plasma. Kam kalamaj të rritur. Vetëm një çupë më ka mbetur pa martuar. Kam ndërtuar shtëpi të re. Kemi mbjellë rrush rreth shtëpisë. Zjejmë raki.

E vuri re se nga ç’po thoshte mu ngritën nervat përpjetë si gjëmbat e iriqit. Mori frymë thellë;

“Kam qënë Shefe Plani ! ”, tha krejt e zbehtë në fytyrë duke pritur efektet shkatërruese të bombës që sapo ma plasi para surratit.

O hajvane, më erdhi t’i ulërij, por bëra si bëra heshta.

Ramë dakord për pazarin. U ndamë me premtimin se do vinte të nesërmen në orën nëntë.

Nuk erdhi në nëntë. As në dhjetë. Erdhi në njëmbëdhjetë. Tha se do ta mbaronte pastrimin në orën 2. Epo mirë, i thashë, dhe shtrëngova nofullat e ika.

Erdha në 2. Tha se kishte pastruar një dhomë. Se i ishte dashur të zbriste për të blerë disa lëngje dhe pluhura. Më erdhi t’i ulërija, por prap durova.

Iku me ngut duke më kujtuar se do vinte të nesërmen për ta mbaruar pastrimin e tërë shtëpisë.

Mbeta i tmerruar nga gjithato llafe. Megjithatë jetë është kjo. Sot do ketë pasur ndonjë hall. Të presim si do vejë nesër e tutje.

I hodha një sy dhomës. Poshtë tavolinave, nën krevat dhe nëpër qoshe, pluhur dynjaja.

U tërbova.

Të nesërmen e prita në oborr.

O mashtruese, i thashë, o hileqare, o llapaqene, na kto pare dhe hiqmu sysh.

Nuk i lëvizi qerpiku.

Mori paret.

Tha; Mos bërtit.

Iku.

Prej atëhere, shtëpinë e pastroj pa pastruse. Si Partia e Punës. Me forcat e mia.

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Libri i Princit Harry rekord shitjesh në Mbretërinë e Bashkuar

Libri i Princit Harry rekord shitjesh në Mbretërinë e Bashkuar

“5 Maji”, Rama: Do vijojë strehimi edhe i atyre që protestonin për motive politike

"5 Maji”, Rama: Do vijojë strehimi edhe i atyre që protestonin për motive politike

Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, 6 të plagosur

Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, 6 të plagosur

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com