Duke nisur nga dita e hënë, çdo qytetar që kërkon të sjellë në vlerën e tregut pasurinë e tij, mund të kryejë rivlersim në zyrat e hipotekave.
Tarifa do të jetë 3 përqind dhe sipas autoriteteve qëllimi është lehtësimi nga barra e taksës prej 15 %, për çdo pasuri që qytetarët kanë në plan të shesin.
Rivlersimi kryhet në bazë edhe të zonës ku ndodhet prona apo dhe sipërfaqen, por ky proces nisur edhe nga fushatat e kaluara arrin në rreth 120 mijë lekë për banesë.
Fushata do të jetë e hapur nga janari deri në shtator të këtij viti. Kjo është hera e tretë që qeveria aplikon nisma të tilla të cilat synojnë jo vetëm lehtësimin e pagesave për shit-blerjet e pasurive, por paralelisht rrit të ardhurat në buxhet./ Opinion.al