Aktualitet

Nga e Hëna, leja e re e qarkullimit të mjetit, Gonxhe: Kushton 40% më pak



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 04/06/22 |
Opi Nion

Nga e hëna 6 qershor 2022, do të dalë leja e re e qarkullimit të mjetit, për të gjithë shoferët në Shqipëri. Në një status në “Twitter”,  Blendi Gonxhe, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar foto të lejës së re të qarkullimit të mjetit. Ai thotë gjithashtu se sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit. Ndërsa leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 sipas tij do kushtojë vetëm 2,100 lekë, pra 40% më pak.

“Nga e Hëna 6 Qershor, Leja e re e Qarkullimit të Mjetit! AVANTAZH direkt për qytetarët: – Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%!”-shkruan Gonxhe.

 

Pas