Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga dueli me pistoleta te vrasja e pëllumbave, “sportet” e çuditshme në historinë e Lojërave Olimpike

2024/08/08 at 4:40 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga dueli me pistoleta te vrasja e pëllumbave, “sportet” e çuditshme në historinë e Lojërave Olimpike

Breakdancing, ose “breaking”, është një nga sportet më të reja olimpike konkurruese në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Kjo ka ngjallur shumë debate se cilat aktivitete duhet të klasifikohen si sporte olimpike, e cilat jo. Mirëpo debate të tilla ka pasur gjithmonë në historinë e Lojërave Olimpike. Ja një listë me disa nga sportet më të çuditshme pjesëmarrëse në Olimpiadë.

Terheqje litari

Për shumicën, tërheqja me litar është një aktivitet i zhvilluar tradicionalisht në shkolla dhe gara në kampet verore. Por, për 20 vjet, ishte një ngjarje olimpike e kontestuar ashpër. Britanikët ishin mjaft dominues në këtë kompeticion, duke marrë 5 nga 10 medaljet olimpike të dhëna në këtë sport. Tërheqja e litarit u shfaq për herë të fundit në Lojërat e Antwerp-it të vitit 1920, me ekipin e Mbretërisë së Bashkuar.

Qitja me pëllumba të gjallë

Qitja ka qenë pjesë e Lojërave Olimpike moderne që nga fillimi i saj. Ditët e fundit, një qitës nga Turqia dhe një konkurrente elegante koreano-jugore janë bërë viralë për stilin dhe suksesin e tyre në Lojërat e Parisit. Siç janë sot, objektivat kanë qenë historikisht objekte, por organizatorët e Lojërave të Parisit 1900, vendosën të eksperimentonin. Sado e frikshme që mund të tingëllojë, konkurrentët rreshtoheshin për të gjuajtur sa më shumë pëllumba të gjallë. Raportohet se rreth 300 zogj u vranë në këtë ngjarje. Fituesi ishte qitësi sportiv belg, Léon de Lunden, i cili, sipas rekordeve botërore Guinness, arriti të qëlloi 21 zogj.

Duel me pistoleta

Olimpiada e hershme ka qenë mjaft intensive dhe organizatorët nuk ishin të kënaqur vetëm me gjuajtjen e objektivave prej letre. Nëse qitja ndaj pëllumbave nuk u kthye më pas Lojërave të Parisit të vitit 1900, organizatorët në Lojërat e vitit 1908 në Londër, propozuan duelin me pistoleta, në të cilin dy konkurrentë qëllonin kundër njëri-tjetrit. Për fat të të gjithë të përfshirëve, duelet nuk ishin vdekjeprurëse. Garuesit ishin të veshur me veshje mbrojtëse dhe pistoletat ishin të mbushura me fishekë dylli jo vdekjeprurëse.

Noti me pengesa

Gara me pengesa 200 metra ishte një kombinim i një gare noti dhe një gare me pengesa ku garuesit duhej të ngjiteshin mbi një shtyllë, më pas të kalonin disa pengesa dhe të notonin. E gjithë kjo u bë në lumin Senë, kështu që konkurrentët duhej të përballeshin edhe me rrymën e fortë të lumit. Notari australian, Frederick Lane, fitoi medaljen e artë me një kohë 2 minuta 38.4 sekonda. Lane ishte një notar mbresëlënës, i cili gjithashtu fitoi medaljen e artë në garën e 200 metrave pa pengesa. Noti me pengesa bëri vetëm një paraqitje në Lojërat Olimpike të Parisit 1900, kështu që koha e Lane teknikisht mbetet rekordi olimpik.

Gara me motobarka

Lojërat Olimpike kanë ndaluar prej kohësh ngjarjet sportive që varen nga shtytja mekanike, kjo është arsyeja pse nuk shohim p.sh. gara me makina, pavarësisht përpjekjeve të fundit për ta përfshirë atë. Në 1908, organizatorët lejuan motobarkat, por sipas një raporti zyrtar, detet e trazuara e bënë garën një ndërmarrje me një rrezik të konsiderueshëm. Vetëm dy kombe, Franca dhe Britania e Madhe, konkurruan në këtë ngjarje dhe iu dhanë të vetmet medalje në këtë sport, të cilat nuk u kthyen më në Lojërat Olimpike pas vitit 1908.

Art

Nga viti 1912 deri në vitin 1948, medaljet olimpike u dhanë jo vetëm për sportin, por edhe për përpjekjet artistike si letërsia, arkitektura, muzika, skulptura dhe piktura. Ky ishte vizioni i baronit, Pierre de Coubertin, babait të Olimpiadës moderne, i cili donte të rikrijonte Lojërat në Greqinë antike. Konkurset e artit u shfaqën premierë në Lojërat e Stokholmit të vitit 1912 dhe madje morën pjesë disa atletë olimpikë. Alfréd Hajós, i cili fitoi medaljen e parë të artë olimpike në not në 1896 dhe gjithashtu luajti për ekipin kombëtar hungarez të futbollit fitoi një medalje argjendi në arkitekturë në Lojërat Olimpike të vitit 1924.

Ju sugjerojmë

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

22 Janar, 2026 2:12 pm
Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart
Aktualitet

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart

22 Janar, 2026 2:09 pm
“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament
Kryesore

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament

22 Janar, 2026 2:07 pm
Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes
Kryesore

Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes

22 Janar, 2026 1:20 pm
“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë
Politikë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

22 Janar, 2026 12:50 pm
Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE
Kryesore

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

22 Janar, 2026 12:48 pm
Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
Kryesore

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

22 Janar, 2026 12:28 pm
Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
Bota

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

22 Janar, 2026 12:25 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak

22 Janar, 2026 12:21 pm
Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”
Bota

Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”

22 Janar, 2026 12:19 pm
Para
Paris 2024/ Kameramani futet në pistë gjatë garës, shkakton kaos dhe ngatërresë mes atletëve

Paris 2024/ Kameramani futet në pistë gjatë garës, shkakton kaos dhe ngatërresë mes atletëve

Vrasja në azilin privat/ Ndalohet kryeinfermierja dhe infermierja që ndodheshin në turn

Vrasja në azilin privat/ Ndalohet kryeinfermierja dhe infermierja që ndodheshin në turn

Shërbime të reja në e-albania për punësimin e të huajve

Shërbime të reja në e-albania për punësimin e të huajve

TE FUNDIT

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
22 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të hënë mbi tre orë seancë, për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i...

Lexo më shumë

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart
22 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me një akt të fundit opozitën në seancën e sotme, teksa përshëndeti me dy gishtat...

Lexo më shumë

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament
22 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë aludimet e opozitës, për krisje të marrëdhënieve mes SHBA dhe qeverisë shqiptare. Në fjalën...

Lexo më shumë

Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes

Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes
22 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në parlament për paraqitjen e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com