Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga “drejtimi i duhur” erdhi Maria e Juanës me tymin trallisës

2018/03/04 at 3:54 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Opinion/ Tupja: Ja si ‘bënin’ seks shqiptarët në komunizëm

Edmond Tupja


Në fillim ishte fjala” – këtë fjali e gjeni në Bibël, kurse ajo çka do të lexoni tani në këtë rubrikë të përjavshme nuk ka të bëjë me krijimin e botës, por fillimisht me Marien, veçse jo për atë që sërish e gjeni në Bibël; e kam fjalën për Marien e Juanës, që e bleroi Shqipërinë anekënd aq sa ra poshtë pohimi se në këtë Shqipëri të veçantë marrëzisht demokratike po zhduken pyjet dhe se po zvogëlohen sipërfaqet e tjera të gjelbra.

Pra, pikërisht nga “drejtimi i duhur” erdhi Maria e Juanës me tymin trallisës dhe kundërmimin e saj kutërbues për t’u shndërruar në një tym e kundërmim shtetëror e kombëtar.

Ah, Maria, Maria e Juanës, e lumturove popullin shqiptar, ia ripërtërive ëndrrat për një jetë në (s)ekstazë duke i dhënë tonelata me shpresë jeshile për një “rilindje” në parajsën e premtuar e të praruar të një të ardhmeje, që do ta kishin pasur zili edhe rilindësit tanë të shekullit XIX.

Fjala e madhe e njërit prej atyre – “Lum kush të rronjë, ta shohë Zonjë!” po realizohet: falë Maries së Juanës, Shqipëria e sotme mund të quhet me plot gojën, hundën e mushkëritë, Republika Zonjë e Shqipërisë.

Mirëpo, për popullin e lumtur shqiptar tash e tutje vlen shprehja “kur vijnë të mirat, hapu derën”.

Këtë po bën me mish e me shpirt (pa harruar kockat), edhe qeveria e shtetit tonë, duke u përpjekur madhërisht për të hapur tërë dyert e vendit e për të sjellë midis nesh, falë engjëjve kolumbianë, Kok Kainin (mos e ngatërroni me kokën e Kainit, që, sipas Biblës, vrau Abelin, të vëllanë): me bekimin e shën Maries së Juanës, ky, pra Kok Kaini, që tani për tani peshon diçka më tepër se 613 kile, do të bëjë çmos, me një dhuratë prej 180 milionë eurosh, t’ia rrisë mirëqenien popullit tonë, duke e kthyer vendin e shqiponjave në një kopsht të lulëzuar ku, për herë të parë në historinë e njerëzimit dhe ndryshe nga ç’ndodhi me Adamin e Evën (që nuk iu bindën Zotit), Adamët (ose Ademët) modernë bashkë me Evat (ose Havatë) po aq moderne, me kombësi e shtetësi vetëm shqiptare, do të jetojnë më mirë se në parajsën zanafillore të parashikuar nga Shkrimet e Shenjta të shumë feve!

Me sa duket, gjithçka qenka e shkruar: populli shqiptar duhet ta kuptojë një herë e mirë se e ka për detyrë e për nder t’i bindet verbërisht e katërçipërisht qeverisë që e drejton me madhështi, pavarësisht lehjeve të opozitës e të disa kokëkrisurve të papërgjegjshëm e perversë, që duan ta zhveshin lakuriq të vërtetën e hidhur edhe pse është dimër dhe se qeveria, me ndihmën bujare të shën Marisë së Juanës dhe të Kok Kainit, bën çmos që ta veshë sa më trashë të vërtetën e gjorë, sepse ajo, qeveria, i do të mirën popullit tonë të urtë, madje, edhe më të mirën, prandaj ky ka votuar masivisht për ardhjen e Partisë Socialiste dy herë rresht në fuqi!

Dy herë! Dy mandate! Dy, numri dy! Dy janë pikërisht edhe shenjtorët që po e shpëtojnë Shqipërinë, shën Maria e Juanës dhe shën Kok Kaini! Mirëpo, populli ynë ka një proverb: “E treta e vërteta!”, pra, nëse dimë e duam vërtet t’i lexojmë shenjat, sidomos kur ato janë të qarta, do të vijë pashmangësisht edhe një shenjtor apo shenjtore tjetër në mënyrë që Shqipëria të bëhet vendi më i begatë, më i bukur, më i lumtur në botë, që shqiptaret e shqiptarët të jetojnë si princesha e si princa, të cilat e cilët do t’i kenë zili gjithë sheikët, oligarkët e miliarderët e tjerë të rruzullit tokësor, sidomos ditën botërisht të dobishme kur ajo, Shqipëria, do të bëhet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, çka do të kurorëzohet marijuanisht e kokainisht me zgjedhjen triumfale të kreut të qeverisë së saj në postin e lartë e të lakmueshëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila do të transferohet me seli në kryeqytetin shqiptar, ku do të përjetësohet deri ditën (sa më e largët qoftë ajo!) kur planeti Tokë do të pushojë së ekzistuari!

Shenim: Titulli eshte i Opinion.al

Etiketa: edmond tupjakokainishtmarijuanisht


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Mos lexoni artikuj për shëndetin, ja pse

Mos lexoni artikuj për shëndetin, ja pse

Detajet/Droga nga Ekuadori: Arbër Çekaj i dyshuar në vitin 2015, por hetimi u pushua

Detajet/Droga nga Ekuadori: Arbër Çekaj i dyshuar në vitin 2015, por hetimi u pushua

“I dua gjinjtë e tu”, ja kujt këngëtareje shqiptare i shkruan kështu Miley Cyrus

“I dua gjinjtë e tu”, ja kujt këngëtareje shqiptare i shkruan kështu Miley Cyrus

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
15 Maj, 2025

Prej mëngjesit të sotëm policia e Korçës ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për sekuestrimin e lëndëve narkotike....

Lexo më shumë

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
15 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll...

Lexo më shumë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
15 Maj, 2025

Prej orës 06:00 të mëngjesit të së premtes e deri në orën 18:00, lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve do të...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
15 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal pak minuta më parë me një vendim të ri lidhur me procesin e numërimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com