Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga divorcet tek konfliktet e dhunshme, kush janë VIP-t shqiptarë që kanë prodhuar skandale

2018/07/01 at 10:21 AM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga divorcet tek konfliktet e dhunshme, kush janë VIP-t shqiptarë që kanë prodhuar skandale

Në pamje të jashtme duket sikur marrëdhëniet mes VIP-ave familjarë janë të përkryera, por në fakt disa herë ka rezultuar e kundërta. Sherret dhe skandalet e tyre kur janë bërë publike kanë vërtetuar se punët mes tyre nuk kanë qenë aspak mirë.


Dhe mjafton të kujtojmë Tunën dhe Robertin. Ishte ky i fundit që zbuloi se marrëdhëniet nuk i ka aspak mirë me Tunën, gjë që askujt nuk i kishte shkuar në mendje. Pak javë më parë Roberti lëshoi bombën. “Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Unë i kërkoj falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, u shpreh Roberti por shkaku pse nuk flet me Tunën e la enigmë. Është dashur vetëm një përçarje mes Tunës dhe Robertit që dy familjet të mos shkojnë mirë me njëra-tjetrën sot pasi edhe Nora nuk shihet më të takohet me Tunën.

Marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin nuk kishin as dy baxhanakët, Getoari dhe Krenari. Dënimi i Krenarit me 6 muaj burg dhe përfshirja e Getit si dëshmitar në këtë çështje, i prishi marrëdhëniet mes tyre. Madje mediat shkruajtën se ata nuk flasin me njëri-tjetrin dhe kjo ndikoi tek Marina e Luana. Megjithatë marrëdhënia e Luanës me kunatin, Getoarin mbeti e njëjta, të paktën kështu u tha kur këngëtarja i komentoi një emoji zemër reperit pak kohë më parë.

Një nga sherret më të bujshme ishte ai mes Sajmir Çilit dhe Suela Kalajas. Divorci i tyre shkaktoi shumë zhurmë në media dhe fakti që ata akuzonin njëri tjetrin për dhunë e bëri edhe më të madhe këtë çështje. Sajmir dhe Suela denoncuan njëri-tjetrin në polici dhe kërkuan secili urdhër-mbrojtje për dhunë. Policia e gjeti çiftin në mes të një konflikti. Asokohe u tha se në prani të forcave të rendit, Suela në gjaknxehtësi e sipër i kishte qëlluar me shuplakë Sajmirit. Më pas ata luftuan për kujdestarinë e vajzës e cila u vendos se do të qëndronte me të ëmën.

Në prill të këtij viti edhe Kastro pati një sherr me ish-partneren e tij Erleta Hoti. Ai i kishte dërguar mesazh Erletës ku e pyeste për vajzën e tyre Nia, por ajo iu kthye keq duke i shkruar se nuk është postiere. “Si është Nia?”, e pyeste Kastro. “S’jam postier m’fal”, ja ktheu Erleta. “S’desha ndonjë gjë të madhe, me pyet si je ti dhe Nia”, i shkruante këngëtari ndërsa Erleta krahas fotos shkroi me ironi: “Dashuria e babes ndaj vajzes se tij: Me rendesi pjesemarrja ne pyetje.” Por nuk mbaroi me kaq pak ditë më vonë Erleta bëri një status të cilin më pas e fshiu.  “A e di kush që i mban nga dy a tre punë dhe s’të bie ndërmend t’kujdesesh për fëmijën tënd? A e di kush që s’i vjen fëmijës as për ditëlindje e në anën tjetër çdo 2 javë je n’Kosovë?”, shkruante ndër të tjera ajo.

Bujë bëri edhe sherri mes Erjona Sulejmanit dhe Blerimin Xhemailit. Ata u ndanë vitin e kaluar, por me deklaratat e saj, Erjona u vendos në qendër të vëmendjes gjatë këtij viti. Modelja deklaroi se Blerimi nuk ishte i mirë në shtrat dhe se me të e ndjente veten në kafaz. Madje Erjona deklaroi se do të publikojë një video ku do të zbulojë të gjitha ato që ka përjetuar dhe sekretet e jetës private të futbollistëve.

Kanë kaluar vite nga ndarja e Devis Xherahut nga ish-bashkëshortja Paola Kondakçi, por sherri i kësaj të fundit me partneren aktuale të Devisit do mbahet mend gjatë. Paola dhe Ertemiona u përfshinë në sherr për shkak të klipit “Akoma se besoj” pasi aty Devisi dhe ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdani shfaqeshin në skena intime. Debatet mes tyre degjeneruan me ofendime, por Devisi nuk u përzie. “Klipi u realizua me dashurinë e ndrydhur dy vjeçare me shikim të parë të Devisit me miss-in. Do dëshiroja ta kisha mësuar këtë fakt më përpara që të mund t’i kërkoja divorcin dy vjet më parë duke i kursyer vetes dy vite tepër të çmuara”, u shpreh asokohe Paola duke lënë të kuptohej se Devisi e kishte tradhtuar këto dy vite.

Probleme familjare kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë edhe Ermal Meta me të atin. Këngëtari me origjinë shqiptare deklaroi se babai e ka dhunuar dhe madje këngën fituese të Sanremos “Non mi avete fatto niente” ja dedikoi të atit. “Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk me bëre dot asgjë”, është shprehur Ermal Meta. I ati pak ditë më parë i shkroi një letër Ermalit ku shprehej se nuk e ka dhunuar asnjëherë dhe kërkonte ta takonte të birin duke i thënë se e ka falur për të gjitha ato çfarë ka thënë për të./Xing.al

Etiketa: divorcetprodhuar skandaleskandaletVIP-at shqiptare


Ju sugjerojmë

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”
InstaBIZ

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

26 Korrik, 2025 5:42 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Para
Pikat e basteve rrisin 30% fitimin, politikanë e biznesmenë justifikojnë pasurinë me skedina

Pikat e basteve rrisin 30% fitimin, politikanë e biznesmenë justifikojnë pasurinë me skedina

Një peshkaqen i bardhë në ujërat e Majorkës

Një peshkaqen i bardhë në ujërat e Majorkës

Seks para djalit 3 vjeçar me të ëmën për ta mësuar, arrestohet babai shqiptar në Itali

Seks para djalit 3 vjeçar me të ëmën për ta mësuar, arrestohet babai shqiptar në Itali
















TE FUNDIT

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura
24 Gusht, 2025

Ditën e nesërme do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda nga...

Lexo më shumë

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?
24 Gusht, 2025

Në Serbi, forcat e sigurisë shtypin brutalisht demonstruesit. Thuhet se po përdoren edhe bandat kriminale. A po i tendos kjo...

Lexo më shumë

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin

Lushnje/ Pronari i një lokali plagos me armë zjarri klientin
24 Gusht, 2025

Policia e Lushnjes ka shpallur në kërkim  Resul Gashi, 56 vjeç, pas një ngjarjeje të ndodhur gjatë natës në fshatin Çukas....

Lexo më shumë

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi

Droni i rrëzuar ukrainas shkakton zjarr në një central bërthamor në Rusi
24 Gusht, 2025

Në centralin bërthamor të Kurskut në Rusi ka shpërthyer një zjarr pasi ushtria rrëzoi një dron ukrainas që po fluturonte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com