Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga dhuna verbale tek ajo reale

2016/02/08 at 11:19 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga dhuna verbale tek ajo reale

Në shumë rrjete sociale dominon një gjuhë agresive, e cila bashkon ata që janë të një ideje, por mund të çojë dhe në dhunë reale. Tema që acaron më tepër për momentin është kriza e refugjatëve.

Kancelarja nuk duhet të ketë më shumë kënaqësi me faqen e saj në Facebook. Prej muajsh në faqen e saj vazhdon breshëria e kritikave ndaj kursit të saj ndaj refugjatëve, shpesh me fjalë pak miqësore. “Me çfarë paturpësie, me të ç’arrogancë, me ç’gënjeshtra, me çfarë kënaqësie ia bën Merkeli këtë gjë Gjermanisë është në zemërgurtësi dhe jo humanizëm”, mendon Dieter Naußed. “Të huajt po qeshin me ne. Po Merkeli nuk e kupton”, shkruan një tjetër.

2

Toni në rrjetet sociale po bëhet gjithnjë e më i ashpër, si në Facebook dhe në faqe të tjera. Tema që acaron më tepër për momentin është kriza e refugjatëve. Kërkesat e përsëritura të ministrit të Drejtësisë, Heiko Maas, drejtuar Facebook-ut për t’i shuar komentet me përmbajtje që bëjnë thirrje për urrejtje, i bën shumë njerëz që ta ashpërsojnë edhe më tepër gjuhën që përdorin.

Në një studim të “Munich Digital Institute” thuhet se sipas një anketimi me 1271 përdorues të FB, rreth 70% shprehën se diskutimet politike ne FB janë bërë më agresive dhe emocionale. 74% janë të mendimit se në FB po shtohen mendimet politike ekstreme. 53% deklaruan se do të njoftojnë në rast se shohin komente me që bëjnë thirrje për urrejtje.

Një dinamikë e padëshirueshme grupi

Sipas publicistit dhe islamologut Gerald Schneiders, në rrjetet sociale ka kohë që përhapen komente ekstremiste me përmbajtje të rëndë. Interneti është bërë një lloj inkubatori, ku njerëzit me ide ekstremiste gjejnë shpejt njëri-tjetrin, shprehin lehtësisht idetë e tyre dhe marrin menjëherë edhe feedback. Kjo sipas tij sjell me vete edhe forcimin e bindjeve.

Schneiders, i cili ndjek sidomos me vëmendje faqet e ashtuquajtura kritike ndaj fesë islame, i njeh mekanizmat që çojnë në çlirimin dhe mospërmbajtjen e mëtejshme të njerëzve: “Sa herë që dikush shtyp butonin “like” disave kjo u përkëdhel egon. Në këtë mënyrë gjejnë njëri-tjetrin njerëz me ide të përbashkëta, që bashkohen në grupe dhe bëhen kështu më të fortë dhe të guximshëm.”

Mungesa e kontrollit social

Në internet njerëzit sillen në përgjithësi më keq se sa do të silleshin po të kishin të tjerë përballë si në jetën reale, thotë psikologia Catarina Katzer duke u bazuar në vëzhgimet e saj. Sipas saj përveç krijimit të grupeve të njerëzve me mendime të njëjta, rënia e barrierave të sjelljes në internet ka të bëjë edhe me mungesën e kontrollit të ndërveprimeve sociale përmes internetit.

3

Por problemi i gjuhës ofenduese, agresive dhe të ashpër çon sipas ministrit të Brendshëm të landit NRW, Ralf Jäger, edhe në dhunë fizike. “Urrejtja në rrjetet sociale nxit klimën e frikës dhe të dhunës,” – thuhet në faqen e kësaj ministrie. “Ajo nxit për veprime kundër azilantëve dhe për të vënë zjarre në strehimoret e tyre.”

Edhe juristja ameriane, Juristin Susan Benesch, e cila boton faqen “dangerousspeech.org”, tërheq vëmendjen për lidhjen mes dhunës verbale dhe reale. Ndër faktoret që favorizojnë dhunën verbale në internet është edhe anonimiteti. Faktor tjetër favorizues eshtë edhe mungesa e pluralizimit, sepse në forume të ndryshme gjen shumë pak mendime të ndryshme. Në vend të tyre shumica e anëtarëve të këtyre grupeve mbështesin mendimin e njëri-tjetrit. /Deuche Welle/

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Shkencëtarët, oktapodët janë alienë?!

Shkencëtarët, oktapodët janë alienë?!

VIDEO/ AK godet me vezë e domate ministrin Beqaj: Je hajdut

AK vs Policia: E qëlluam Beqajn me 70 vezë, ishte në makinë

Fotogaleri/Pas denoncimit të Opinion.al, Bashkia nis rregullimin e pusetave

Fotogaleri/Pas denoncimit të Opinion.al, Bashkia nis rregullimin e pusetave

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com