-Jetë dhe Stil

Nga dekori tek ngjyrat, si duhet të jetë tryeza perfekte e festave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:13 - 31/12/21 |
Opi Nion

Tavolina juaj e festave është një nga element thelbësorë e cila u jep kuptim drekave dhe darkave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Darka e Vitit te Ri ne vendin tone, është një nga ato festa e cila mbledh pranë tryezës te gjithë familjen, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Gjyshet tona, dhe me pas nenat, gatuanin një dite te tërë për te ngrënë me pas 2 apo 3 ditët e para të vitit të Ri. Edhe pse tradita është lëkundur pak pas viteve ’90, themelet kane ngelur po ato!

E kuqja, e gjelbra dhe e bardha janë ngjyrat tradicionale që përdorim zakonisht jo vetëm në tavolinë por edhe në zbukurimin e ambientit apo të pemës në shtëpitë tona.

Mund të zgjidhni t’i qëndroni besnik traditës, por më një tëist bashkohor. Keni menduar ndonjëherë për një mbulesë tartan ? Imagjinoni gjithë ngjyrat që mund të shkojnë me këtë paletë dhe harroni limitet.

E bardhë, e zezë por mbi të gjitha flori. Nuk është festë nëse nuk ka ndonjë detaj ngjyrë ari, kështu që bëni vend për prekjen glamour. Mund të vendosni disa vazo të vogla qelqi me këtë ngjyrë, por elementi ngjyrë floriri që është must janë padyshim pjatancat.

Keni dëshirë për një festë në fshat por në të njëjtën kohë të rafinuar? Atmosfera bëhet e nxehtë nëpërmjet detajeve intime që pasurojnë çdo vend në tavolinë. Dekori është delikat dhe ka ngjyrë të bardhë me ndonjë prekje ngjyrë të gjelbër në mënyrë shumë diskrete.

Në fund të fundit pak dramë mund të nxisë atmosferën. Kështu që thuaj po të zezës, bashkë me ngjyrën e arit me buqetë në ngjyrë rozë, e kuqe dhe e bardhë, në një tavoline pa mbulesë.

Kursesi nuk mund të mungojnë qirinjtë në tryezat tuaja e jo vetëm, ngjyra e tyre në çdo rast duhet të kombinohet me atë të zbukurimit të tryezës.

Gjeli i detit në tryezë

Gjeli i detit historikisht është “i dënuar me vdekje” për ditët festive si ditët e Bajramit, për Krishtlindje dhe veçanërisht në natën e ndërrimit të viteve. Ai pothuajse jeton vetëm 364-365 ditë, ushqehet mirë sikur të ishte “pasha” dhe me therjen e më pas gatimin është i destinuar të jetë pjeta kryesore e festës së fundvitit sidomos për shqiptarët. Ky është fati i një gjeli të detit!/Opinion.al

Pas