Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga call center tek… Skemat si pastrohen paratë në Shqipëri

2019/04/07 at 9:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Nga call center tek… Skemat si pastrohen paratë në Shqipëri

Sektori i ndërtimit si edhe shoqëritë noteriale ishin dy sektorët  me të ekspozuar ndaj pastrimit të parave gjatë viti 2018.  Sipas ish-kreut të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, i cili ka bërë dhe raportin për vitin që shkoi,  shuma totale e sekuestruar ishte në vlerën prej 32.8 mln euro kryesisht llogari bankare, pasuri të paluajtshme dhe pastrim parash ku vetëm për këtë të fundit shifra arrin në  21 milion euro.


Por si pastrohet paratë, cilat janë mënyrat? Më poshtë po iu sjellim disa shembuj.

  • Transferta të kryera nga shtetas me lidhje familjare, me shtetas të tjerë të huaj dhe shqiptarë si dhe me vende të kategorizuara me risk

Shtetasit X dhe Y (bashkëshort me njëri tjetrin) kanë kryer një numër të konsiderueshëm transfertash (si dërgues dhe përfitues), për një periudhë 4 vjeçare, në vlera që variojnë nga 20 deri në 1.200 EURO, por kryesisht mbizotërojnë transfertat në vlerat nga 200- 600 EURO me shtetas të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, dhe me shtete të ndryshme. Shtetasi Z, gjatë një periudhe 2 vjeçare, ka dërguar dhe përfituar disa transferta në vlerat nga 30 deri në 1.000 EURO. Nga verifikime të mëtejshme ka rezultuar se shtetasi Z merret me shit/blerje të monedhave virtuale dhe se ka lidhje me aktivitetin e subjektit që zotëron shtetasi X.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasit X dhe Y zotërojnë 2 subjekte tregtare, një ndër të cilët ka objekt veprimtarie të deklaruar si të lidhur me kriptomonedha. Më tej rezultoi edhe se shtetasi X ishte arrestuar nga Policia, si person i lidhur me trafikun e lëndëve narkotike. Për sa më sipër, rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit bazuar në:
-transfertat e shumta të kryera nga shtetasit e mësipërm X, Y dhe Z, me shtetas të ndryshëm kryesisht të huaj, por edhe shqiptarë, lidhjet mes të cilëve mbeten të panjohura;
-aktivitetin tregtar të shtetasit X për shkëmbimin e kriptomonedhave;
-të dhënat për përfshirjen e shtetasit X në aktivitete të jashtëligjshme.

  • Qarkullim i shumave të dyshimta në sistemin bankar

Shtetasi A zotëron llogari personale në një bankë të nivelit të dytë, në disa monedha. Ky individ vihet re të jetë shumë aktiv dhe në llogaritë e hapura në emër të fëmijëve të tij të mitur. Përgjatë një periudhe disa vjeçare ka kredituar në llogaritë e tij në vlera të larta (mbi 1 milion EURO). Sipas të dhënave të deklaruara në bankë, shtetasi ushtron një profesion që nuk justifikon akumulimin e këtyre fondeve. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se:
– shtetasi A rezulton të ketë nënshkruar ndër vite, rreth 45 akte noteriale për shitblerje pasurish të paluajtshme, në të cilat kryesisht figuron në cilësinë e palës blerëse/porositëse.
– vlera e pasurive të paluatjshme të blera prej tij rezulton të jetë rreth 1.5 milion EURO.
– shtetasi A rezulton gjithashtu të ketë dhe disa raportime të kontratave për dhënie hua në vlera të konsiderueshme monetare.
– nga të dhënat e QKB, shtetasi A nuk rezulton të ushtrojë veprimtari ekonomike, por përveç profesionit të deklaruar, dyshohet se ushtron aktivitetin e shit-blerjes së makinave dhe huadhënie me interesa të larta.

 

  • Burim i dyshimtë i të ardhurave dhe investime në vlera të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme

 

Shtetasi G në vitin 2018 ka lidhur kontratë për blerje të një pasurie të paluajtshme në vlerë prej 130,000 EURO. Kjo vlerë investimi ka shërbyer si shkak për të investiguar më tej lidhur me burimin e të ardhurave të shtetasit G, i cili ushtron detyrën e një funksionari publik.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se:
– Familjarët e këtij shtetasi kanë kryer dy investime të tjera në pasuri të paluajtshme dhe sende luksi, përsëri në vlera të konsiderueshme në total 205,000 EURO,
– Në emër të shtetasit G. është regjistruar një biznes, por fitimet nga ky aktivitet rezultuan të jenë të papërfillshme krahasuar me investimet e kryera prej tij dhe familjarëve të tij,
– Nga verifikimet për transaksionet bankare të kryera prej tij rezulton se shtetasi G ka kryer veprime bankare të shtrira në kohë në shuma të larta, ku spikasin veprimet me para në dorë,
– Përveç kontratës së sipërcituar ai rezulton të ketë lidhur edhe 6 kontrata noteriale, ndër të cilat evidentohen investime të tjera në pasuri të paluajtshme. Vërehen edhe 3 kontrata huaje të lidhura prej tij sipas të cilave ka marrë hua nga disa persona (shtetasi P) dhe anëtarë të familjes së tij, të cilat përdoren edhe si justifikim për burimin e fondeve, por këta persona nuk kanë kapacitet ekonomik për gjenerimin e fondeve të tilla,
Verifikimet e kryera për shtetasin P dhe familjarët treguan se nuk rezultojnë të dhëna bankare të cilat mbështetetin huadhëniet ndaj shtetasit G. Nga informacioni për shtetasin G, rezulton të ketë nisur një proçes penal ndaj tij për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.
Në konkludim të analizës, duke marrë në konsideratë se shtetasi G:
-Ka kryer investimet të shpeshta e në vlera të larta në pasuri të paluajtshme,
– Ka kryer investime në sende luksi në vlera të larta,
– Ka lidhur disa kontrata (vërehet lidhja e më shumë se një kontrate brenda të njëjtës datë),
– Rezulton të ketë marrë hua shuma të konsiderueshme prej anëtarëve të një familje, duke i deklaruar këto fonde si burimin e investimeve të tij.

  • Qarkullimi i shumave të dyshimta në sistemin bankar

Shoqëria A me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin e huaj 1, në vitin 2017 ka përfituar një transfertë me vlerë 3 milion EURO nga shoqëria e huaj B. Shoqëria A për të justifikuar këtë
transfertë, ka paraqitur një kontratë huaje me shoqërinë e huaj B, e cila përfaqësohet nga shtetasi i huaj 2.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se:
– shoqëria A brenda një periudhe të shkurtër kohore, ka transferuar një pjesë të konsiderueshme të fondeve të përfituara drejt shoqërive të ndryshme të huaja në Evropë dhe Azi,
– evidentohet se, shuma më e lartë (~1 mln EURO) është dërguar nëpërmjet disa transfertave në favor të shoqërisë së huaj C në Evropë,
– shoqëria C ka ortak shoqërinë A dhe administrator shtetasin e huaj 1,
– në lidhje me shtetasin e huaj 2 rezulton se ka të dhëna për precedent penal për veprën penale ‘mashtrim’,
Nga sa më sipër, duke marrë në konsideratë:
– transfertën hyrëse me vlerë shumë të lartë,
– transferimin e fondeve të përfituara drejt shoqërive të ndryshme të huaja brenda një kohe të shkurtër,
– transaksionet e kryera nga shtetas jo rezident në një vend të ndryshëm nga ai i origjinës,
– informacionin për përfshirjen e shtetasit të huaj 2 në aktivitet kriminal.

 

  • Transferta të dyshimta të përfituara nga shoqëri që veprojnë në fushën e “call center” nga shoqëri me seli në vend offshore

Shoqëria A, e regjistruar në QKB në vitin 2015, ushtron aktivitetin e saj në fushën e ofrimit të shërbimeve të marketingut në internet (call center, teleselling).
– Shoqëria A, është themeluar nga shtetasi shqiptar X dhe një shtetas i huaj Y,
-Në vitin 2016, shtetasi i huaj Y i ka shitur kuotat e tij bashkëortakut shtetasit shqiptar X, i cilim mbetet ortak i vetëm në këtë kompani,
– Një vit më vonë, në vitin 2017, ortaku i vetëm X ka shitur kuotat në favor të shtetasit G,
– Kjo shoqëri po në vitin 2017 kalon në statusin “pezulluar”,
Në vitin 2018 është themeluar një shoqëri “A-1”, nga shtetasi F, djali i shtetasit G dhe familjar i afërt i shtetasit X.
– Gjatë këtij viti shoqëria “A-1” ka përfituar disa transferta në vlera të konsiderueshme (~160,000_EURO), nga kompania B, me seli në një vend M, të njohur si parajsë fiskale,
– Në vijim ka patur tërheqje nga llogaritë në vlera të konsideruara cash nga administratorët e shoqërive “A” dhe “A-1”,
– Nga verifikimet e kryera rezultuan lidhje të shtetasve të përfshirë në transaksione dhe biznese, me subjekte për të cilët DPPPP ka dërguar më parë informacion në agjensitë ligjzbatuese me dyshime për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

PASTRIMI I PARAVE NÊ SHQIPÊRI SIPAS DASH

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Reformat e fundit në drejtësi, verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion dhe për lidhjet me krimin e organizuar si dhe krijimi i një task-force policore që synon aktivitetet e krimit të organizuar, thuhet në raport, kanë krijuar një trajektore pozitive që Shqipëria të trajtojë çështjen e pastrimit të parave dhe të krimeve financiare. Megjithatë, përfundon raporti i DASH, korrupsioni i përhapur përbën një sfidë për zgjidhjen e tyre./Opinion.al

Etiketa: call centerpastrim parash


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Pasues i Ramës në krye të PS? Flet Veliaj

Pasues i Ramës në krye të PS? Flet Veliaj

Shpërthim në një pallat në Paris

Shpërthim në një pallat në Paris

Kriza, Meta: Dialog për të vendosur normalitetin kushtetues

Kriza, Meta: Dialog për të vendosur normalitetin kushtetues
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com