Lulzim Basha ka deklaruar në takimin e Beratit se në krye të programit të tij për investimet strategjike infrastrukturore është vendosur ndërtimi i “Boshtit të Jugut”, që lidh këtë qytet me Tiranën.
Basha tha se pengesa më e madhe e këtij projekti ishte mali Krrabë, por PD i dha zgjidhje me ndërtimin e tunelit.
Ai akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se nuk bëri asgjë për të përfunduar autostradën Tiranë-Elbasan.
Basha theksoi se me qeverinë e tij, jo vetëm kjo autostradë, por i gjithë boshti do të përfundojë për të shkurtuar udhëtimin Tiranë-Berat në vetëm një orë.