Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga Baton Haxhiu – Poshtërimi i Shtëpisë së Bardhë

2020/06/26 at 5:22 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 6 min
A A
Baton Haxhiu dorëhiqet nga Klan Kosova: Drejt një adrese të re

Nga Baton Haxhiu


Është e kotë të fantazojmë. Por, në këtë shekull, dhe në të kaluarin, fitoret kanë qenë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Robert O’Brien dhe Richard Grenell i dhanë fund kësaj pamje. Ia dhanë shijen e pafuqisë.

Këta të dy, dhe pse jo e gjithë Zyra e Donald Trump, e kanë poshtëruar Shtëpinë e Bardhë.

Nisja e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë, e prerë në rrugë, është aq e papritur dhe e habitshme sa tregoi pafuqinë e shtëpisë më të famshme të botës në një moment ekskluziv politik.

Kjo shtëpi ka sunduar botën me sjelljen, fuqinë, informacionin dhe qëndrimet e saj. Rasti i fundit e bëri atë të prekshme, normale dhe më pak të informuar se të gjitha vendet tjera që dikur kishin frikë nga nami i saj.

Humbësi më i madh në këtë ngjarje është Presidenti Amerikan dhe vetë Shtëpia e Bardhë.

Mysafirët e saj, që ishin nisur të takoheshin për marrëveshjen e paqes, janë vetëm viktima të një konspiracioni brenda-amerikan. Ku me kënaqësi, dështimin e takimit do ta përjetojnë një pjesë e europianëve dhe rusët.

Ata, çuditërisht, kishin informacion se ky takim nuk do të mbahet, dhe këtë në një mënyrë e bëri të ditur qartë Aleksandar Vucic, pas takimit me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Gjëra të rëndësishme do të ndodhin. I bisedova me Presidentin Putin, por nuk dua t’i bëj publike, sepse janë të rëndësisë së veçantë”, tha ai.

Dhe vetëm pas disa orësh, ndodhi kidnapimi!

Kidnapimi “i klientit” të paqes, në mes të rrugës, pa e ditur Këshilltari për Siguri Kombëtare, që mbi tavolinën e tij ka gjithë informacionet botërore, është lajm i keq për Amerikën dhe fuqinë që ajo përfaqëson.

Kjo që ka ndodhur është jo vetëm konspiracion kundër Shtëpisë së Bardhë, me qëllim të minimit të procesit të udhëhequr nga Presidenti Trump, por është poshtërim i figurës dhe simbolikës së Shtëpisë së Bardhë, që deri dje ka pasur brenda saj namin e fuqisë, namin e ndikimit dhe jo rrallë përcaktimin e jetës së njerëzve nëpër botë.

Pyetja e vetme që mund të lindë ka të bëjë me njerëzit dhe për njerëzit e Shtëpisë së Bardhë. Pse ndodhi kidnapimi i klientëve të Shtëpisë së Bardhë? Sepse, nuk mund të ketë arsyetim. Sepse, ky dështim i takimit nuk është bërë me formulë juridike, por ka qenë kidnapim i organizuar dhe krejtësisht politik. Edhe për faktin se Prokurorinë e ruan, e mirëmban dhe e paguan kjo Administratë.

Kidnapimi, gjithashtu, nuk mund të jetë europian, sepse nuk ka pasur kurrë guxim evropian për të dalë përballë Amerikës dhe për të qenë minues ndaj saj. Është veprim krejtësisht brenda-amerikan dhe i konspiruar kundër Shtëpisë së Bardhë.

Në të kundërtën, sikur të kishte informacion, e besoj se ka pasur në institucionet tjera amerikane, është dashur të anulohet takimi për një arsye krejt tjetër. Qoftë edhe me një fjali: Nuk do të ketë takim!

Karriera ushtarake dhe politike e ka bërë Hashim Thaçin prej kohësh njeriun më të përcjellur dhe të dokumentuar, së paku në Kosovë. Madje, thuhej edhe se ekziston një raport i detajuar i inteligjencës amerikane dhe asaj gjermane për Thaçin, qysh nga viti 2005.

Prandaj, edhe gazeta gjermane Der Spiegel ngriti një pyetje ditën e djeshme, që do të duhej ta bënin edhe në SHBA: Nëse është ditur gjithçka për Thaçin, dhe ajo që mund të pretendohet se ai ka bërë qenka në çfarëdo forme kriminale, atëherë përse kjo nuk e ka ndalur askënd deri më tash që të ulet në tavolinë me të – sa herë që vihej në pyetje e ardhmja, jo vetëm e Kosovës, por e gjithë Rajonit?

Pse ai u quajt George Washington pikërisht në vendin ku duhej të nënshkruhej marrëveshja?

Po ashtu, është një moment krejt i padrejtë që ka ndodhur me popullin e Kosovës për t’u përfaqësuar.

Mund të jetë e drejtë e Prokurorisë që të kërkojë drejtësinë për viktimat e luftës. Por, ishte një moment brutal. Gjykata tregoi se është politike dhe ka mohuar që 2 milionë shqiptarë të përfaqësohen në një mision paqeje.

Ky moment drejtësie është i pashembullt dhe jo-proporcional në rrafshin e të drejtës dhe e bën këtë Gjykatë të pabesueshme.

Tekefundit, paturpësisht në një moment delikat u ndërruan rolet në skenën publike e mediatike, si dhe në tavolinën e bisedimeve. Ne këtë moment delikat, kur Prokuroria doli me qëndrim për akuzë kundër UÇK-së, e bëri tavolinën që të harrohet krimi i madh serb dhe të dalë që “krimi” tjetër përballë një “pafajësie” serbe të jetë narracion i së ardhmes. Edhe më keq, kjo tash ka përfaqësim mediatik.

Por, cilat janë implikimet për Kosovën në të ardhmen, dhe a është rrezikuar projekti i shtetësisë?

Natyrshëm vjen menjëherë dëmtimi i reputacionit dhe pozicionit të Kosovës në çfarëdo procesi negociues në të ardhmen.

Me përjashtimin efektiv të SHBA-ve nga lidershipi në Dialogun e ardhshëm, vështirë se do të ketë marrëveshje nën Administratën aktuale të Trump.

Dialogu kthehet ne Bruksel

Aktakuza rrezikon ta ndërrojë narracionin për luftën në Kosovë dhe paradoksalisht i vesh liderët serbë me petkun e paqebërësve, duke ua forcuar jashtëzakonisht shumë pozicionin në negociata.

Pavarësisht trumbetimeve që Administrata Biden do të krijojë rrethana më të mira për Kosovën, është e gabuar, sepse duhet sqaruar disa çështje që janë në kujtesën e veprimeve.

Nën Administratën Obama-Biden, Kosova përfundimisht ka rënë si çështje prioritare në SHBA.
Në vend se të krijohej momentum i ri politik për forcimin e shtetësisë së Kosovës, pas vendimit të GJND-së, SHBA ka lejuar që çështja e Kosovës të zhvendoset në Bruksel.

Rezultatet e një dekade negociatash, të udhëhequra nga BE, më së miri shpjegohen me gjendjen në Urën e Ibrit, që pavarësisht propagandës, investimeve, vizitave, mbetet e mbyllur. Pra, në bllokadë.

Administrata Obama, po ashtu, ka shtyrë përpara procesin e krijimit të Gjykatës Speciale, me argumente të paqëndrueshme politike, sepse kërcënohej se nëse nuk bëhej në Kosovë, Rusia e krijon mundësinë që këtë ta bëjë në OKB. Siç dihet, asnjë vendim në OKB nuk kalon pa pëlqimin e anëtarëve të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, 3/5 e të cilëve janë (ishin) aleatë të Kosovës.

Kjo Gjykatë tashmë jo vetëm që ndërron narracionin për raportin viktimë-agresor në Kosovë, por ajo zhbën në mënyrë post-festum edhe vetë arsyen e intervenimit amerikan në Kosovë. Me fjalë të tjera, ajo dëmton pa masë narracionin për Kosovën si storie suksesi në politikën e jashtme amerikane.

E fundit, Obama ka pasur qasje shumë pozitive në raport me Serbinë, siç dëshmohet edhe nga vizita e Hillary Clinton dhe vetë Biden në Serbi. Biden ishte Zëvendëspresidenti i parë që vizitonte Beogradin në shumë dekada.

Kjo e sjell Kosovën në një situatë të paprecedent, ku BE ndërhyn në mënyrë arbitrare jo veç në procesin e udhëhequr nga Grenell, por edhe në zhvillimet politike në Kosovë. Sepse, aktakuza e pretenduar në fakt hap rrugë për rikonfigurim të tërësishëm të skenës politike dhe krijon avantazhe të jashtëzakonshme për një parti të caktuar politike – Vetëvendosjen. Kjo ndërhyrje është shumëfish më e madhe dhe më direkte sesa ndërhyrja e trumbetuar e Grenell në rënien e Qeverisë Kurti.

Po ashtu, me dëmtimin e procesit, të nisur në Shtëpinë e Bardhë, BE-së i është hapur rruga për ta udhëhequr procesin e ardhshëm të Dialogut me një Kosovë të mbështetur për muri. Ç’është më e keqja, procesi i BE-së në parim është i destinuar për të dështuar. Është proces pa parime, pa kornizë negociuese dhe pa lidership politik.

Fjalia “normalizim i raporteve” nuk është asgjë tjetër veçse një shënjues i zbrazët i vetë logjikës politike të BE-së, që as pas një dekade dështimi në negociata nuk e ka të qarte kotësinë e qasjes së saj. Një qasje kjo që e ka përdorur në Dialog, jo për ta forcuar shtetësinë e Kosovës, e as për ta shtyrë Serbinë për ta njohur Kosovën, por për t’i hapur rrugë progresit të Serbisë në integrimet europiane.

Normalizimi është term politik, e jo juridik. E drejta ndërkombëtare nuk njeh term të tillë. Problemi i Kosovës është juridik dhe zgjidhja duhet të jetë e tillë që përfundimisht mbyll çështjen e statusit përmes njohjes reciproke.

Andaj, pavarësisht paqartësive të momentit, është esenciale që Kosova t’i rezistojë presionit europian për të hyrë edhe në një eksperiment tjetër negociues, që paraprakisht e përjashton qëllimin e njohjes së ndërsjellë.

Vucic sot është shndërruar në autokratin dhe kapësin e shtetit më të madh në Rajon dhe çdo proces negociues që nuk parasheh njohje të ndërsjellë është proces për të legjitimuar përkrahjen europiane për Vucicin dhe jetëgjatësinë e tij politike.
Sot me shume se kurre ne dy dekada liri Kosova ka nevoje per lidership politik, koordinim nder-partiak dhe ndershqiptar (faktori politik shqiptar ne rajon) per tu perballur me rreziqet e paprecedente qe i kanosen vendit. Cdo tendence per te kapitalizuar politikisht (si parti dhe individ) ne kete situate eshte sa e pajustifikueshme aq edhe e rrezikshme per te ardhmen e vendin.

Etiketa: Baton HaxhiuposhterimSHTEPIA E BARDHE


Ju sugjerojmë

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Para
Greqia hap sezonin më 1 korrik, iu ndalon hyrjen nëntë vendeve

Greqia hap sezonin më 1 korrik, iu ndalon hyrjen nëntë vendeve

Ruli e Mustafaj sërish në PD? Bardhi: Basha, në kontakt me ish-themelues

Ruli e Mustafaj sërish në PD? Bardhi: Basha, në kontakt me ish-themelues

Pas tre muajve Maqedonia e Veriut hap kufirin edhe me Shqipërinë

Pas tre muajve Maqedonia e Veriut hap kufirin edhe me Shqipërinë
















TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com