Kryesore

Nga bashkimi Berisha-Meta te refuzimi i Bashës, çfarë duhet të dini për protestën e PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:18 - 12/11/22 |
Opi Nion

Sot në orën 16:00 PD dhe partitë e tjera opozitare zhvillojnë protestën kundër qeverisë “Rama” para Kryeministrisë.

Për këtë protestë, autoritetet kanë dhënë dy orë leje për zhvillimin e saj. Por, duket se ky orar nuk do të përcaktohet nga protestuesit, pasi kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se kohëzgjatja e protestës do të jetë deri sa të duan qytetarët.

Në kuadër të masave të marra për tubimin, Policia ka  njoftuar dhe rrugët që bllokohen në kryeqytet, duke filluar që nga ora 15:00.

Konkretisht rrugët që do të bllokohen janë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Organizimi i protestëst ka filluar që në muajin shtator, por për shkak të zhvillimeve të brendshme në PD si dhe organizimi për zgjedhjet lokale si dhe primaret bën që ajo të shthej për ditën e sotme.

Protestës së sotme i bashkohet dhe kryetari i PL, Ilir Meta, si dhe aleatët e tjerë të PD. Ftesë për të marrë pejsë në protestë nga kreu i demokratëve ka edhe grupimi “Alibeaj”.

I vetmi person jo i mirëpritur në këtë protestë është ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, për të cilin Berisha tha se së pari ai duhet të sqaroj përfshirjen e tij në fondet ruse.

Kjo është protesta e parë që pas asaj të 7 korrikut, e cila ishte një protestë paqësore dhe pa incidente. Kryedemorkati Berisha ka theksuar se protesta do të jetë paqësore, ndonëse ka deklaruar gjithashtu se në “tubime janë qytetarët ata që udhëheqin”.

Pas