Edhe pse ndodhet në arrati përmes avokatëve të tij, ish-zvendës/kryeministri, Arben Ahmetaj, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses.
Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.
Në ankimim thuhet se kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit.
Mbrojtja rëndit katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave. Nga Kushtetuesja Ahmetaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.