Transferimi i Neymar te PSG-ja është lajmi i ditës që po qarkullon në gjithë botën. Sulmuesi brazilian la Barcelonën duke paguar klauzolën e largimit prej 222 milionë eurosh. Por, menjëherë pas prezantimit të 25-vjeçarit para mediave, ka nisur shitja e fanelave të tij me një shifër të çmendur. Mediat franceze raportojnë se në katër orë, janë fituar 10 milionë euro nga shitja e fanelave të brazilianit, të cilat ndahen mes PSG-së, sponsorit teknik dhe dyqaneve.