Sport

Neymar mendon rikthimin te Barcelona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:19 - 24/06/22 |
Opi Nion

Neymar mendon rikthimin në Barcelonë. Pas deklaratave të fundit të presidentit Al Khealifi ku e cilësonte si “të padëshiruar”, futbollisti brazilian po mendon seriozisht për të ardhmen  e tij. Mediat nga Spanja raportojnë se sulmuesi mund të largohet nga Parisi gjatë kësaj vere, dhe 30-vjeçari dëshiron të rikthehet te Barcelona.

Sigurisht për situatën në të cilin klubi ndodhet, kjo është e paimagjinueshme mirëpo duket se lojtari është i gatshëm dhe për të negociuar. Një prej emisioneve më të njohur në Spanjë “El Chiringuito” theksoi se agjenti i lojtarit, Pini Zahavi ka ofruar brazilianin te katalanasit për shumën e 50 milionë eurove.

Megjithatë, për momentin Barça nuk po e mendon një ofertë të tillë. Kjo vetëm  për faktin se paga e Neymar është stratosferike dhe kjo do të nënkuptonte një kosto shumë të lartë shtesë për klubin. Objektivi i Barcelonës mbetet Robert Lewandowski dhe vetëm në rast dështimi me futbollistin polak, katalanasit mund ta mendonin për të risjellë Neymar në Spanjë. Në vitin 2017, sheikët e Parisit  investuan 222 milionë euro për yllin e “Seleçaos”, duke e shndërruar në një ndër blerjet më të shtrenjta të historisë së futbollit.

Pas