Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Neymar hidhëron Messin me deklaratën për Ronaldon

2018/01/29 at 9:16 PM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Neymar hidhëron Messin me deklaratën për Ronaldon

Para një jave shënoi katër gola kundër Dijon, por u vërshëllye nga publiku. Të shtunën e kaluar, kundër Montpellierit, ai mori “falje” me duartrokitje. Por, a zemërohehet ylli brazilian i PSG-së me zhurmat e audiencës së tij? “Për mua është normale. Sigurisht, u zemërova me vërshëllimat e publikut në fund të lojës, por lojtari është aty për t’u bërtitur dhe përshëndetur. Varet nga çdo tifoz që është në stadium. Sidoqoftë, unë jam mësuar të vërshëllej dhe të duartrokas. Jam i lumtur për ndeshjen dhe fitoren. Ishte gjëja më e rëndësishme, që të vazhdonim udhëheqjen e klasifikimit”, – përgjigjet Neymar.


Në këtë linjë, një tjetër pyetje ngacmuese, e tipit: Pse nuk erdhët në këmbë për të përshëndetur tifozët tuaj? “Ndodhi kështu vetëm për shkak se kisha një siklet në shpinë”, – thotë braziliani.
Edinson Cavani u bë golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së, pasi shënoi kundër Montpellier golin e tij të 157-të me ekipin francez. A e di këtë gjë Neymar dhe a është i lumtur për partnerin uruguajan? Ja përgjigjia e tij: “Ishte e pamundur të mos dihej. Unë jam shumë i lumtur për të dhe do të vazhdoj të përpiqem ta ndihmoj në çdo ndeshje. Shpresoj se Cavani do të shënojë edhe shumë më tepër gola me PSG, natyrisht”.
Natyrisht, polemikat e ekzekutimit të penalltive vazhdojnë te PSG-ja. Çfarë mund të na thotë Neymar për këtë, cili është me të vërtetë përgjegjësi për këtë “specialitet” te parizienët? “Trajneri më zgjodhi mua të gjuaja penalltitë nga Gijonit. Nuk ka probleme me këtë çështje. Gjithkush e di se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes. Trajneri ka vendosur dhe unë duhet ta marr atë përgjegjësi. Unë jam i qetë dhe i lumtur këtu, me miqtë dhe shokët e mi. Kam ardhur këtu për të shkruar historinë, për të dhënë më të mirën dhe për të shënuar shumë gola”, – sqaron sulmuesi brazilian, transmeton Telesport.
Ka pasur shumë diskutime për gjendjen e tij personale te PSG-ja. “L’Equipe” mori informacion dhe deklaroi se nuk është i kënaqur nga liga franceze. A është e vërtetë kjo? Neymar nënvizon: “Unë jam i qetë dhe i lumtur me shokët e mi, me lojën që po bëj dhe me golat që po shënoj. Kam ardhur për këtë, për të bërë histori dhe për të kërkuar më të mirën prej meje. Thashethemet gjithmonë do të jenë atje. Ato ekzistonin kur isha te Santos dhe te Barça. Ju e dini shumë mirë: të gjitha merkatot kanë diçka me emrin tim dhe është e pamundur të qëndrosh jashtë kësaj vorbulle transferimesh. Jam i lumtur këtu, jam mirë. Lojtarët e mirë gjithmonë vishen me spekulime. Mediat shkruajnë vetëm për mua. Çfarë mund të bëj?”
Në fakt, zërat për kalimin e tij te Real Madridi vijnë nga Spanja… Vetë Neymar nuk kompleksohet nga kjo gjë: “Kam folur edhe për këtë, gjithmonë do të ketë spekulime. Gjëja më e rëndësishme për ne është të shkojmë drejt objektivave. Objektivi i parë është të fitojmë Ligue 1, Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Kjo e fundit është gjëja më e rëndësishme për ne. Çmimet individuale do të vijnë më vonë”.
Më 14 shkurt, Neymar do të përballet me Cristiano Ronaldon sërish, tashmë jo si pjesë e Barcelonës. Çfarë mund të na thotë sulmuesi brazilian për portugezin dhe Real Madridin si ekip? “Unë e respektoj shumë Cristianon për historinë që ka bërë. Është pasqyra, në të cilën unë shoh veten. Ka 10 vjet në krye të futbollit botëror, si Messi. Të gjithë duam të bëhemi si ata të dy. Real Madridi nuk është vetëm Cristiano Ronaldo. Ka shumë lojtarë të mëdhenj atje”.

Etiketa: MessineymarRonaldo


Ju sugjerojmë

Kush janë kandidatët për “Topin e Artë”?
Sport

Kush janë kandidatët për “Topin e Artë”?

7 Gusht, 2025 4:28 pm
Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani
Sport

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani

6 Gusht, 2025 7:42 pm
Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit
Sport

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit

6 Gusht, 2025 6:57 pm
Botërori 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni
Kryesore

Botërori 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni

6 Gusht, 2025 11:30 am
U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
Kryesore

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

5 Gusht, 2025 9:09 pm
Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja
Sport

Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja

4 Gusht, 2025 9:14 pm
Basketboll/ Thirrje raciste kundër Shqipërisë, Federata denoncon ngjarjen në FIBA
Sport

Basketboll/ Thirrje raciste kundër Shqipërisë, Federata denoncon ngjarjen në FIBA

4 Gusht, 2025 6:14 pm
Jasir Asani transferohet te skuadra iraniane
Sport

Jasir Asani transferohet te skuadra iraniane

4 Gusht, 2025 4:26 pm
Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Hetimet ndaj Hakimi, Mbappe mbron ish-shokun e skuadrës: I respektonte vajzat
Sport

Hetimet ndaj Hakimi, Mbappe mbron ish-shokun e skuadrës: I respektonte vajzat

2 Gusht, 2025 2:19 pm
Para
Ushtari i Habilajve mohon akuzat: S’kam lidhje me trafikun e drogës

‘Financieri' trafikant Nezir Seitaj merr peng Sigurinë Kombëtare

Britanikja Express: Shqipëria, bukuria e harruar e Ballkanit, destinacioni më pikant i 2018-s

Britanikja Express: Shqipëria, bukuria e harruar e Ballkanit, destinacioni më pikant i 2018-s

Zogaj: Protesta e 27 janarit krijoi bindjen se opozita shqiptare nuk është dobësuar

Zogaj: Protesta e 27 janarit krijoi bindjen se opozita shqiptare nuk është dobësuar
















TE FUNDIT

Gaza, ushtria izraelite thirrje palestinezëve: Evakuohuni drejt al-Mawasi

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
7 Gusht, 2025

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve palestinezë që jetojnë në lagjet al-Daraj...

Lexo më shumë

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt
7 Gusht, 2025

Kompania izraelite e energjisë NewMed Energy ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 35 miliardë dollarë për të trefishuar gradualisht sasinë...

Lexo më shumë

Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër

Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër
7 Gusht, 2025

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter është kthyer në atdhe pas negociatave të pasuksesshme mbi një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara...

Lexo më shumë

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë
7 Gusht, 2025

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com