Sport

Neymar drejt largimit? PSG heq nga dyqani zyrtar fanellën e brazilianit


               Publikuar në : 20:31 - 12/08/19 |
Opi Nion

Duket se largimi i Neymar nga Paris Saint-Germain është shumë i afërt. Krisja mes Neymar dhe PSG konfirmohet ga veprimet e fundit të klubit, i cili ka hequr nga dyqani zyrtar i saj fanellën me numër 10 të brazilianit.

Zbulimin e ka bërë gazetari i UOL Esporte, Joao Henrique Marques, që ka publikuar një video nga dyqani zyrtar i PSG-së, ku nuk kishte asnjë gjurmë të Neymar.

Kujtojmë që braziliani nuk po kalon një moment të mirë në kryeqytetin francez, ndërsa kërkohet nga skuadra e Real Madrit, Barcelona dhe Juventus.

Deri më tani, e vetmja që ka bërë një ofertë konkrete për Neymar është skuadra e Real Madrid./ Opinion.al E.Xh.

 

Pas