Megjithëse fituesi i Kupës së Botës të vitit 1970 ka shumë lëvdata për bashkëkombasin, ai nuk mendon se do të mund të bëhet lotjari më i mirë i Brazilit në histori.
Tostao ka thënë se Neymar do të bëhet lojtar më i madh se Ronaldinho.
69 vjeçari, që ka fituar mbi 50 ndeshje me përfaqësuesen dhe Kupën e Botës më 1970, beson se Ronaldinho nuk kishte vazhdimësinë e nevojshme për t’u bërë vërtetë i madh.
Tostao ka thënë se Neymar do të bëhet më i madh se ish asi i Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Milan.
“Nuk kam dyshim se ai do të bëhet më i mirë se Ronaldinho, sepse është më i kompletuar”.
“Ronaldinho pati tre vjet të mira. Nëse do të luante 10 vjet në nivel shumë të lartë, nuk do të diskutonim fare për këtë gjë”.